Kush është “bashkëpunëtori x”, Ermali dhe kur u regjistrua përgjimi, ish-ministri i PD zbulon detaje të reja

Publikuar tek: barometri, më 08:01 15-05-2018 Kush është “bashkëpunëtori x”, Ermali dhe kur u regjistrua përgjimi, ish-ministri i PD zbulon detaje të reja

Ish-ministri teknik i Drejtësisë, Gazmend Bardhi ka zbuluar detaje të reja lidhur me përgjimin e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Megjithëse Bardhi nuk ka zbuluar se ku ndodhet aktualisht “Bashkëpunëtori X”, duke shmangur t’i përgjigjet pyetjes së gazetares së ABCNeës Mirela Milori, nëse “Bashkëpunëtori X” është në burg, Bardhi ka thënë se përgjimi është regjistruar gjatë kohës që Xhafaj ka qenë ministër i Brendshëm.

Ish-ministri i PD shprehu mosbesimin se Prokuroria do t’i shkojë deri në fund kësaj çështje.

Deklarata:

Nuk ka rëndësi, s’ka asnjë farë rëndësie se ku është "Bashkëpunëtori X"

Nuk ka rëndësi se kur është kryer, po është bërë gjatë kohës që Xhafaj ka qenë ministër, pasi siç edhe e dëgjoni ky thotë “ata plehrat po na sulmojnë”, pra ne që luftojmë krimin jemi plehra.

Fatmir Xhafaj do duhet të ishte lagruar tani më, do duhej të kishte dhënë dorëheqjen.

Kemi provuar që një person që ka lidhje me një person të pushtetshëm, që është vëllai i tij, jo vetëm që nuk vuan dënimin, por vazhdon të kryejë aktivitetin e tij kriminal.

Prokuroria është tërësisht në varësinë e Fatmir Xhafajt dhe Edi Ramës dhe nuk kam besim se do t’i shkojë kësaj çështje deri në fund.

Kush është Ermali, unë i ftoj të gjitha mediat të bëhen bashkë...Ne nuk kemi njësi hetimore në Partinë Demokratike...patjetër që verifikojmë çdo informacion që na vjen. Pjesën tjetër ju ftoj ju...Bashkëpunëtori X nuk e njoh dhe as nuk dua ta njoh...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025533199310303
array(1) { ["section"]=> string(111) "kush-eshte-bashkepunetori-x-ermali-dhe-kur-u-regjistrua-pergjimi-ish-ministri-i-pd-zbulon-detaje-te-reja-120772" }