Kush është biondja që mund të drejtojë Tiranën?

Publikuar tek: politike, më 22:03 17-02-2015 Kush është biondja që mund të drejtojë Tiranën?

Zgjedhjet vendore të 21 qershorit po afrojnë dhe në media prej disa ditësh janë duke qarkulluar emrat e mundshëm që lidhen me kandidaturat për Bashkitë e vendit dhe kryesisht atë të Tiranës.

E njejta temë po diskutohet edhe në “Studio e Hapur” në News24, ku të ftuarit në studio janë duke dhënë variantet e tyre. Analisti Lorenc Vangjeli, i njohur si një person afër PS-së ka deklaruar se kandidati për Bashkinë e Tiranës nga maxhoranca do të jetë grua. Duke shtuar gjithashtu se femra do të jetë bionde.

Nëse i referohemi grupeve parlamentare të PS dhe LSI nuk rezultojnë shumë femra bionde me predispozitat për të qenë kandidate.

Kështu nga PS, ministrja bionde e Arsimit Lindita Nikolla dhe ajo e Mbrojtjes Mimi Kodheli duken se kanë mundwsitw më të mëdha për të qenë kandidatura të shumicës për Bashkinë e Tiranës.

Por nuk duhet anashkaluar biondja e LSI-së, Erisa Xhixho, e cila në zgjedhjet bashkiake të vitit 2011 ishte kandidatura e LSI dhe PD për kreun e njësisë vendore Nr.5 në Tiranë. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kush është Vullneti, kandidati i pavarur që do konkurojë Keti Bazhdarin në Shkodër
Zgjedhjet vendore dhe prapaskenat e akuzave ndaj kryebashkiakut të Gramshit »
Article Logic
Execution time: 0.01155686378479
array(1) { ["section"]=> string(51) "kush-eshte-biondja-qe-mund-te-drejtoje-tiranen-3689" }