Kush është bomba e padukshme që po kërcënon seriozisht njerëzimin

Publikuar tek: analiza-komente, më 06:10 17-10-2017 Kush është bomba e padukshme që po kërcënon seriozisht njerëzimin ilustruese

Nga Edmond Faber 

Si sot, 16 Tetor 1962, 55 vjet me pare, ne nje mbledhje urgjente te Keshillit te Sigurise ne Shtepine e Bardhe, Presidentit Kenedi iu propozua nje sulm masiv ajror mbi Kuben dhe me pas nje pushtim i saj. E gjithe kjo ndodhi pasi ne 14 Tetor te po ketij viti, nje avion U-2 fotografoi raketa balistike nukleare, medium range Sovjetike te instaluara ne Kube. 
Situata ishte shume dramatike dhe bota ishte ne prag te Luftes se 3 Boterore,nje lufte qe do ta sillte njerezimin ne epoken e Gurit.

I gjendur nen presionin e Ushtarakeve te cilet pa menduar ishin gati te hapnin nje konflikt berthamor pa mare parasysh pasojat, Presidenti Kenedi gjate 13 diteve ne vazhdim, ndermori hapa te rendesishen Diplomatiko-Ushtarake te cilat ne perfundim sollen zgjidhjen e Krizes ne te ashtuquajturen 13 Ditet e Krizes Kubane. Sovjetiket i terhoqen Rraketat nga Kuba, dhe Amerikanet i terhoqen Rraketat e tyre nga Italia dhe Turqia. Qe nga ajo kohe Politikanet dhe burrat e shtetit te Pergjegjshen nga te dy kampet, nisen bisedimet per reduktimin e arsenaleve berthamore si zgjidhja e vetme per te mos e kthyer boten ne kohen e nje Armageddon njerezor.
Sot 55 vjet me mbrapa, jemi ne te njejtin pozicion, por disa nivele me lart. Bota jone eshte e kercenuar shume me teper nga arsenali berthamor. Por jemi te kercenuar edhe nga nje bombe e pa dukshme sic jane ndryshimet klimatike. Shtetet e medha po vrapojne te bejne deklarata se kush do armatoset me shume, kush eshte me i forte etj etj..... gjera qe me kujtojne te gjorin Saçin e Tiranes te viteve 70 qe ndiqte njerezit me gure. 
Une kam bindjen se Keta Burra dhe Gra te mencura do te triumfojne edhe nje here mbi kete marrezi te gares se armatimit.
Ti dhurojme njerezve arome miresie ne vend te aromes se barrutit. 
PS. Nuk po permend emra pasi ju te gjithe i keni neper mend, por ti lutemi Zotit qe problemet te zgjidhen nen frymen e Tij.

Më shumë në këtë kategori: « OLIGARKIA NË PROTESTË?!
»
Article Logic
Execution time: 0.0028960704803467
array(1) { ["section"]=> string(71) "kush-eshte-bomba-e-padukshme-qe-po-kercenon-seriozisht-njerezimin-96149" }