Kush është djali i ish-kryeministrit që u bë përkthyes i kombëtares në Spanjë (FOTO+VIDEO)

Publikuar tek: sport, më 21:17 05-10-2017 Kush është djali i ish-kryeministrit që u bë përkthyes i kombëtares në Spanjë (FOTO+VIDEO)

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur ditën e sotme në Spanjë, për përballjen me përfaqësuesen iberike.

Mbrëmjen e sotme trajneri i kombëtares Christian Panucci, bashkë me kapitenin Ansi Agolli kanë dalë një konferencë për shtyp për të folur për objektivat e kuqezinjve në këtë ndeshje.

Por një detaj që nuk u vu re nga shumë media në Shqipëri, ishte përkthyesi që ndodhej në krah të Agollit. Ai nuk ishte një përkthyes i zakontë, por Bashkim Shehu, djali i Mehmet Shehut, kryeministër i vendit gjatë periudhës së regjimit komunist.

Bashkim Shehu është shkrimtar dhe pas rënies së diktaturës jeton jashtë vendit. Vendi që ka zgjdhur Bashkim Shehu për të kaluar pjesën tjetër të jetës është pikërisht Spanja. Kjo ka qenë dhe arsyeja që ai ka ndihmuar kombëtaren shqiptare në komunikim gjatë konferencës për shtyp.

Nuk dihet nëse Bashkim Shehu banon në qytetin e Alicante ku zhvillohet dhe ndeshja apo është kontaktuar nga FSHF enkas për të përkthyer konferencën për shtyp. 

Më poshtë foto dhe video: 

Screenshot_21.jpg

Screenshot_19.jpg

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndeshja me Spanjën, Panuçi flet për shanset e Shqipërisë
Tronditet Milani, investitorët kinez po bëhen gati të largohen »
Article Logic
Execution time: 0.021754026412964
array(1) { ["section"]=> string(94) "kush-eshte-djali-i-ish-kryeministrit-qe-u-be-perkthyes-i-kombetares-ne-spanje-foto-video-94879" }