Kush është eksperti që do hartojë programin ekonomik të LSI, trefishoi të ardhurat e kompanisë ndërkombëtare

Publikuar tek: ekonomi, më 22:54 10-03-2017 Kush është eksperti që do hartojë programin ekonomik të LSI, trefishoi të ardhurat e kompanisë ndërkombëtare

LSI ka lançuar sot Forumin Ekonomik të drejtuar nga ekspertë të fushës e që do të përgatisë një dokument strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit, që pritet të jetë edhe programi me të cilën kjo forcë politike do të paraqitet në fushatën për zgjedhjet e 18 qershorit.

Për të udhëhequr këtë platformë, LSI ka zgjedhur ekspertin e njohur Maksim Caslli, i cili ka disa eksperienca të suksesshme në drejtimin e kompanive ndërkombëtare.

Maksim Caslli, lindur në Tiranë më 3 korrik 1967, ka përfunduar me rezultatet më të larta Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës, ku edhe ka shërbyer tre vjet si pedagog. Po ashtu, Caslli ka përfunduar studimet pasuniversitare Master Shkencor për Strategji dhe Marketim Ndërkombëtar pranë Universitetit Norëegian School of Management, Oslo, Norvegji. Gjatë kësaj kohe, Caslli ka kryer një numër të konsiderueshëm studimesh në fushën e biznesit në disa prej universiteteve më prestigjioze në botë. Ka përfunduar me sukses programin MBA në Universitetin e Floridas dhe një numër të caktuar programesh ekzekutive nga Harvard Business School, London Business School, Wirtschaftuniversitatshte Wien, etj.

Maksim Caslli është një sipërmarrës i suksesshëm, i cili prej 20 vjetësh punon si partner i kompanisë më të madhe të konsulencës në botë, Deloitte. Për 7 vjet ai drejtoi Deloitte-n për të gjithë Ballkanin, periudhë gjatë së cilës Deloitte trefishoi të ardhurat brenda tre viteve. Sot, Deloitte në Shqipëri dhe Kosovë, e drejtuar prej z. Caslli ka mbi 360 profesionistë, të cilët shërbejnë mbi 1000 biznese të huaja dhe shqiptare, të cilat përballen me sfidat e tregut çdo ditë.

Caslli është nga ekspertët më të mirë financiarë dhe një nga njohësit më të mirë të ambientit dhe sfidave të biznesit në Shqipëri dhe në botë. Eksperienca ka treguar që në zhvillimin e biznesit, Caslli është nga më të mirët në vend dhe jashtë vendit, duke ndihmuar në rritjen e të ardhurave të bizneseve që ai i ka shërbyer. Sektorët e ekonomisë ku Caslli ka pasur eksperiencë të drejtpërdrejtë gjatë këtyre 20 viteve janë kryesisht tregu financiar, infrastruktura dhe transportet, bujqësia dhe energjetika.

Si i tillë, ne jemi optimistë që Caslli, së bashku me ekipin e tij mbështetës dhe me gjithëpërfshirjen e profesionisteve mbare vendit dhe jashtë tij, nën suportin e LSI do te realizojnë atë çfarë vendi sot ka nevojë.

unnamedd.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.015926122665405
array(1) { ["section"]=> string(113) "kush-eshte-eksperti-qe-do-hartoje-programin-ekonomik-te-lsi-trefishoi-te-ardhurat-e-kompanise-nderkombetare-71500" }