Kush është “Kim Kardashian e krimit të organizuar” që pritet t’i zë vendin “El Chapos” (Foto)

Publikuar tek: bota, më 20:58 15-01-2016 Kush është “Kim Kardashian e krimit të organizuar” që pritet t’i zë vendin “El Chapos” (Foto)

Ajo është një femër seksi por shumë e rrezikshme që ndryshe quhet edhe “Kim Kardashian e krimit të organizuar”.

Policia meksikane ka shprehur shqetësimin se Claudia Ochoa Felix mund të zërë vendin bosit famëkeq “El Chapo” që u arrestua një javë më parë. Felix shpesh poston foto provokative në rrjetet sociale duke mbajtur armë të lara në flori apo e rrethuar nga “male” me para.

Ajo, edhe pse nuk e pranon, ka fituar titullin “La Emperatriz de Los Ántrax” Perandorja e Antraksit, një bandë që besohet se e drejton pas arrestimit të të dashurit të saj Jose Rodrigo Arechiga Gamboa.

Por grupet kriminale meksikane kanë frikë se ajo do mund të mbushë vakumin e lënë pas arrestimit të “El Chapo”-s dhe duket se i ka të gjitha mundësitë për këtë.

Nëse Claudia Ochoa Felix do të ngjitej në krye të krimit të organizuar në Meksikë, shumë specialistë janë të mendimit se në vend do shpërthenin përleshje të dhunshme mes bandave.

a1.jpg

a2.jpg

a3.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037069797515869
array(1) { ["section"]=> string(93) "kush-eshte-kim-kardashian-e-krimit-te-organizuar-qe-pritet-t-i-ze-vendin-el-chapos-foto-30111" }