Kush është kryetari më jetëgjatë i një partie në Shqipëri? Berisha nuk është as afër rekordit…

Publikuar tek: politike, më 19:50 20-01-2016 Kush është kryetari më jetëgjatë i një partie në Shqipëri? Berisha nuk është as afër rekordit…

Perceptimi i përgjithshëm është se Sali Berisha në krye të PD-së apo Fatos Nano në PS janë kryetarët që kanë thyer rekord në drejtimin e partive politike ku ata bëjnë apo bënin pjesë.

Por, në të vërtetë situata është ndryshe. Berisha dhe aq më pak Nano as nuk i afrohen rekordit si kryetarët më jetëgjatë të partive në Shqipëri. Politologu Afrim Krasniqi ka publikuar një tabelë që tregon prej sa vitesh persona të caktuar drejtojnë apo kanë drejtuar një parti politike.

Rekordi mbahet nga Skënder Gjinushi, i cili prej 24 vitesh duke hyrë në të 25-in, drejton PSD-në. Gjinushi ndiqet nga Lufter Xhuveli i Partisë Agrare Ambientaliste të Shqipërisë me plot 23 vite kryetar i saj.

Hysni Milloshi i Partisë Komuniste plotëson treshen e parë në këtë renditje me 21 vite në krye të saj, dhe është politikani i parë që ka ndërruar jetë duke qenë kryetar i një partie.

Neritan Ceka drejtoi për 20 vite Partinë Aleanca Demokratike, për t’u dorëhequr në vitin 2012. Ceka u emërua më pas nga ish-kryeministri Berisha, ambasador i Shqipërisë në Romë.

Dhe meqë jemi te Berisha, lideri historik i PD-së pozicionohet në vendin e pestë, duke e drejtuar këtë parti për 18 vite. Emërimi i tij si President i vendit nga viti 1992 deri në 1997, e ka “penalizuar” Berishën në këtë renditje, pasi për 5 vite, të paktën zyrtarisht ai nuk e ka drejtuar PD-në, pasi funksioni nuk ia lejonte diçka të tillë. Berisha u dorëhoq nga PD në 2013-ën pas humbjeve në zgjedhjet e përgjithshme.

Rekordin te PS e mban Fatos Nano, me 14 vite në drejtimin e saj, i ndjekur nga Rama me 10 vite, i cili nëse arrin të fitojë sërish në zgjedhjet kongresit të partisë, i paralajmëruar për muajn mars, mund të parakalojë Nanon në këtë “garë”.

Një tjetër politikan i rëndësishëm mesa duket kërkon të ndjekë personat e sipërpërmendur në dominimin e një partie për dekada me radhë është kryetari e LSI-së, Ilir Meta, i cili e drejton atë prej 11 vitesh, duke qenë edhe themelues i saj.

Lista e plotë: 

12524182_10208548181479946_2845367673301730233_n.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Kur asnjë nga prokurorët s’e pyet, unë po e pyes një më një”, Braçe publikisht Berishës për 4 të vrarët e 21 janarit
Tjetër emërim në qeveri, Gëzim Musabelli zv/ministër i Energjisë »
Article Logic
Execution time: 0.020588159561157
array(1) { ["section"]=> string(98) "kush-eshte-kryetari-me-jetegjate-i-nje-partie-ne-shqiperi-berisha-nuk-eshte-as-afer-rekordit-30530" }