Kush është Merita Sokoli, ylli që nuk u la të shkëlqejë, nderohet me çmim në vendin ku u internua

Publikuar tek: kulture-art, më 17:39 24-04-2018 Kush është Merita Sokoli, ylli që nuk u la të shkëlqejë, nderohet me çmim në vendin ku u internua Merita Sokoli

Anëtari i PDIU-së në Këshillin Bashkiak të Kavajës ka dhënë lajmin se artistes Merita Sokoli, i është akorduar titulli, Nderi i Qytetit të Kavajës.

Merita është cilësuar si një bilbil i lindur, një yll i artit shqiptar që komunizmi nuk e lejoi të shkëlqejë, pasi ka qenë një ndër të shumtët e internuar të asaj periudhe.

"Në maj të vitit 1947, e arrestojnë së bashku me të shoqin (Tika Tezha) dhe e dënojnë me burgim për agjitacion e propagandë si “armike të popullit”, të atij populli të cilit ajo i këndonte me dashuri. Në këtë mënyrë duke ia prerë buzëqeshjen, duke i shuar zërin si të bilbilit dhe duke ia “përdhunuar” jetën askush nuk po e kuptonte që po vrisnin me duart e tyre një yll i muzikës."

Postimi i Sulejman Rustemit:

KUSH ËSHTË MERITA SOKOLI (TEZHA) QË MORI VLERËSIMIN NDERI I QYTETI TE KAVAJËS?

Personalisht nuk e kam njohur personalisht mirepo me propozimin e dr Islam Veliu prej nje viti kemi iniciuar akordimin e titullit Nderi i Qytetit te nje zonje qe ka jetuar ne kavaje e internur qe nga koha qoftelargut te cilen Kavaja e respektoi dhe vleresoi ashtu siç respketoi hfz Ali Korcen.

Znj Meria eshte cilesuar si nje bilbil e lindur, një yll e artit shqiptar që komunizmi nuk e lejoi të shkëlqejë. Sot me konsensusin e te gjithe keshilltareve u akordua titulli “Nderi i Kavajes”. Siç vijon nje tekst i shkurter njohes e shkruar nga Doreida Dhonato Tezha.

Merita Sokoli (Tezha) – lindi me 29 Dhjetor 1924, në qytetin e Korçës. Që në moshë të vogël ajo u shqua nga talenti i rrallë për muzikën dhe zërin e saj të mrekullueshëm, zë i cili tërhoqi vëmendjen e profesor Kozmos, pedagog i muzikës në Liceun Kombëtar të Korçës. Në moshën 14-vjeçare Merita Sokoli nisi të këndonte si soliste në Radio Experimental Tirana. Në koncertet e shumta në Tiranë dhe Korçë, në këngët popullore, Merita shoqërohej në piano nga Pjetër Dungu, ndërsa në këngët klasike shoqërohej nga Tonin Guraziu.

Në vitin 1939, Merita shkoi për studime në Itali, në Akademine Nacionale të Santa Cecilia në Romë, institucion në të cilin kanë studiuar edhe të famshmit Beniamino Gigli, Maria Cherogiorgou-Sigara, Ennio Morricone, Franco Donatoni, Preng Jakova etj.

Studimet e saj purfunduan në gusht të vitit 1944, me pedagogun Ricardo Stracati, duke marrë edhe mesime private nga Mark Antoni, pedagog i të famshmit Mario del Monaco. Merita është aktorja e parë shqiptare, "fakt ky pak i njohur", me rol kryesor së bashku me Kristaq Antoniun, në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër “Takim në Liqen”, i cili u xhirua në Shkodër dhe në Manastirin e Shën Naumit në Pogradec në vitin 1942, por që u shfaq vetëm në Itali. Film ky për të cilin rinia shqiptare dhe ma don mendja, edhe pjesa më e madhe e popullit shqiptar as që e dinë që ka ekzistuar. Gjatë pushimeve të shkollës ajo angazhohej gjithmonë me aktivitete artistike në Tiranë dhe Korçë. Pasi i'u kishte hyrë në zemër, korçarët e quanin “Bilbili i Qytetit”.

Në vitin 1943, dha një koncert recital në kinema “Majestik” me këngë popullore me qëllim bamirësie. Merita Sokoli ishte me rezultate të shkëlqyera në shkollë dhe për të mbrojtur diplomën kishte zgjedhur dhe po punonte me arien “Bohema”, diplomë që ajo nuk mundi ta mbronte për arsye të së ashtuquajturës “Luftë” që solli si rezultat mbylljen e rrugëve.

Në vitin 1944, këndon në Radio Tirana së bashku me Tefta Tashkon, Marie Krajen, Viktori Xhaçkën, etj. Në vitin 1945, me talentin e rrallë që dispononte u aktivizua edhe në Teatrin Popullor, përkrah emrave të njohur që kanë bërë histori si; Naim Frashërit, Lazër Filipit, Prokop Mimës, Liza Vorfit, etj. Por momentet e bukura dhe me shumë prespektivë që Merita po niste do të ndërpriteshin në mes nga regjimi komunist i sapoinstaluar.

Në maj të vitit 1947, e arrestojnë së bashku me të shoqin (Tika Tezha) dhe e dënojnë me burgim për agjitacion e propagandë si “armike të popullit”, të atij populli të cilit ajo i këndonte me dashuri. Në këtë mënyrë duke ia prerë buzëqeshjen, duke i shuar zërin si të bilbilit dhe duke ia “përdhunuar” jetën askush nuk po e kuptonte që po vrisnin me duart e tyre një yll i muzikës.

Bashkëpunëtorët artistikë e dinin pafajsinë e saj, por askush nuk guxonte të fliste, po ta bënte do ta pasonte atë në qeli. Torturat dhe mundimet e tmerrshme në burg i kaloi së bashku me zonjat Sabiha Kasimati, Rita Koci, Musine Kokalari, Diti Biçaku,etj (fakte këto, të cilat i përmend dhe Znj. Rita Koci në rrëfimet dhe kujtimet e saj). Tmerri i burgut, dëbimeve dhe internimeve e shoqëruan tërë jetën së bashku me të shoqin dhe djalin e vetëm (Didin).

Pas daljes nga burgu e internuan në Kavaje së bashku me familjen. Merita jetoi me qera në lagjen nr 5 dhe punoi në Ndërmarjen Komunale Kavajë. Në Kavajë, ajo nderohej nga të gjithë, e njohën mirë prandaj e deshën aq shumë. Merita jetoi në Kavë deri në vitin 1993, kohë kur emigroi në Amerikë me të birin dhe familjen e tij, por vuante nga tronditje mendore që ja shkaktonin zhurma e makinave dhe sirena e policisë, zhurmë e cila e bënte gjithmonë të rijetonte momentin e arrestimit.

Merita Sokoli Tezha, vdiq me 4 Nëntor 2007. Ndërroi jetë e sëmurë nga kanceri i mushkërisë. Merita ishte një talent i rrallë, një bilbil i lindur, një yll i artit shqiptar… por që komunizmi nuk e la shkëlqejë…

Për në fund. Jo çdo njeri zotëron talentin e bukur të të shkruarit, por sot të gjithë “shkruajnë”. Falë teknologjisë së sotme kanë dalë shumë poetë, shkrimtarë, historianë, etj., etj. Duke qenë se s’kam të drejtë të gjykoj askënd, në shenjë respekti për jetën e “përdhunuar” dhe duke i shërbyer historisë së vërtetë (e theksoj “së vërtetë”) të popullit tim, me gjithë ngurrimin e kahkohshëm, marr sot guximin të shkruaj dy fjalë të verteta, të pazbukuruara dhe thjesht fakte nga jeta e Znj. Merita Sokoli Tezha, pikërisht sot në përvjetorin e saj të vdekjes.

Vlerësimi për Meritën është
Një borxh moral ndaj drejtësisë,
ndaj vuajtjeve dhe talentit të saj
më detyrojnë të publikoj këto pak fjalë:
Në përvjetorin e saj të vdekjes:
Ylli që s’e lanë të shkëlqejë…

Shënim: Ky përshkrim i shkurtër nga jeta e artistes është përgatitur nga Doreida Dhonato Tezha

 Screenshot_17.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Në pritje të shtetit shqiptar”, kjo është gjendja e mjerueshme e shtëpisë së veprimtarit Abat Preg Doçi
»
Article Logic
Execution time: 0.0046148300170898
array(1) { ["section"]=> string(102) "kush-eshte-merita-sokoli-ylli-qe-nuk-u-la-te-shkelqeje-nderohet-me-cmim-ne-vendin-ku-u-internua-118145" }