Kush është ‘NJERIU I KREMLINIT’, miliarderi greko-rus që po thith vëmendjen e spiunazhit të SHBA (Roli i Moskës në referendumin e Maqedonisë dhe shpagimi i amerikanëve për Tsipras)

Publikuar tek: bota, më 14:39 10-10-2018 Kush është ‘NJERIU I KREMLINIT’, miliarderi greko-rus që po thith vëmendjen e spiunazhit të SHBA (Roli i Moskës në referendumin e Maqedonisë dhe shpagimi i amerikanëve për Tsipras) Ivan Savvidis, në fushë gjatë një ndeshjeje kundër skuadrës së Athinës i armatosur, ndërkohë që mban pistoletë, i rrethuar me badigardë

Për vite me radhë, Ivan Savvidis ka qenë njeriu i Kremlinit në Greqi, The New York Times.

Një miliarder greko-rus në një klub profesional futbolli në Greqi, zoti Savvidis ka lëvizur në mënyrë të përsosur mes botës së sportit të të dy vendeve.

Ai është i përfshirë në çdo aspekt të jetës në Selanik ku edhe jeton dhe është i njohur në botën e oligarkëve grekë e rusë.

Dhe kjo ka kthyer interesin e agjencive të spiunazhit të SHBA drejt tij.

Zyrtarë të SHBA thonë se kanë kapur telefonata në qershor që tregojnë se zoti Savvidiss punonte për kanalet ruse për të përfunduar një marrëveshje mes Greqisë dhe Maqedonisë që do t’i hapte rrugën Maqedonisë për tu bashkuar me NATO-n, shkruan newsbomb.al.

Greqia për një kohë të gjatë ka refuzuar hyrjen e Maqedonisë në NATO. Moska, që e sheh zgjerimin e Aleancës si një kërcënim të madh në kufirin e saj, ishte e vendosur që të mposhte një referendum për marrëveshjen.

Si shpagim, zyrtarët amerikanë bënë një lëvizje të pazakontë dhe agresive: ata ia dhanë këto interceptime kryeministrit të qeverisë së majtë greke Alexis Tsipras.

Qeveria greke u përgjigj duke bërë një “pushim” marrëdhëniesh me Moskën, duke dëbuar dy diplomatë rusë nga Athina dhe duke ndaluar hyrjen e dy të tjerëve.

Spiunët dhe diplomatët amerikanë mbetën të kënaqur. Edhe pse referendum muajin e kaluar në Maqedoni nuk ishte bindës- parlamenti maqedonas duhet të vendosë, ndoshta në fillim të javës, nëse vendi do të bashkohet me Aleancën e Atlantikut – zyrtarët amerikanë e shohin ekspozimin e zotit Savvadis dhe dëbimin e diplomatëve si një fitore të rrallë në përpjekje për të zvogëluar fushatat ruse të dezinformimit në Evropë dhe SHBA.

“Ne po tregojmë se dimë të luajmë fuqishëm” tha Christopher R.Hill, ish ambassador i SHBA në Maqedoni. Ne mund të flasim, mund të bëjmë gjëra që në të shkuarën nuk i kemi bërë”.

Manovrimet e fshehta ndodhën kur Presidenti Trump udhëtoi në Evropë gjatë verës dhe pranoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin duke denigruar aleancën – një tjetër shembull i presidencës dhe institucionit të sigurisë kombëtare që punon me qëllime të ndryshme. Por historia maqedonase fillon shumë kohë më parë.

Kur zyrtarët e sigurisë së SHBA panë shenjat e para në verën 2016 të ndërhyrjes së Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, Departamenti i Shtetit dhe i Mbrojtjes, duke punuar ngushtë me agjencitë e inteligjencës krijuan atë që quhet Grupi i Influencës ruse në përpjekje për ti’u përgjigjur sulmit, dhe në mënyrë të vecantë ne Evropë. Kjo përfshinte edhe ndjekjen e zgjedhjeve në Evropë, aty ku Rusia mund të ndërhynte.

Në fund të pranverës së kaluar, ata panë se Maqedonia ishte targetuar.

Në 12 qershor zyrtarët maqedonas e grekë deklaruan se vendi mund të ndryshonte emrin në maqedonia e Veriut për të përfunduar sherrin prej tre dekadash me Greqinë, të cilët mendonin se “Maqedonia” plotësonte aspiratat rreth një rajoni grek me të njëjtin emër. Sapo vendi të bëhet Maqedonia e Veriut, Greqia do të heqë veton e saj për të lënë Maqedoninë të bashkohet me NATO. Një votë formale për të adaptuar për emrin e ri, u la në fund të shtatorit.

Moska mbeti e pakënaqur. Në një konferencë në Athinë, tre ditë pas marrëveshjes, një zyrtar diplomat rus lëshoi një paralajmërim të zjarrtë për Perendimin në lidhje me planet për të ftuar Maqedoninë në Aleancë, shkruan newsbomb.al.

“Sigurisht nuk do të gjuajmë me bomba nukleare” tha Vladimir A.Chizhov, ambasadori rus në BE. “Por, shtoi ai, ka gabime që kanë konseguenca”.

Kërcënimi i Chizhov bëri që të niseshin në Uashington një seri kabllogramësh nga ambasadori Geoffrey Pyatt, që ishte në të njëjtën konferencë, për të paralajmëruar se Moska do përpiqej të pengonte referendumin e ardhshëm. Departamenti I Shtetit, CIA dhe komanda evropiane e Pentagonit me seli në Shtutgard, Gjermani, ishin njohur me rastin, thonë zyrtarët, shkruan newsbomb.al.

Që nga ajo kohë, filloi opozitarizmi për referendumin në Maqedoni. Gjatë verës, ka pasur qindra website të reja që bënin thirrje për të bojkotuar votimet dhe pastime në facebook që u kërkonin maqedonasve të digjnin votat e tyre, në një dezinformim klasik, siç thanë zyrtarë amerikanë dhe maqedonas, të drejtuara nga grupe ruse.

Ditën e marrëveshjes, ka pasur edhe protesta të dhunshme jashtë godinës së parlamentit në Shkup.

Këtu hyn edhe zoti Savvidis. Ai ka qenë nën radarin e agjencive inteligjente greke dhe amerikane për gjatë viteve, si një anëtar i partisë së Putinit, kur ai ishte në Duma, dhomën e ulët të parlamentit dhe vuri pasuri nën firmën e cigareve që shtriu interest në Greqi.

Si pronari i klubit të futbollit Paok FC në Selanik, ai në mënyrë famoze hyri në fushë gjatë një ndeshjeje këtë vit kundër skuadrës së Athinës i armatosur, ndërkohë që mbante pistoletë dhe i rrethuar me badigardë. Lojtarët e klubit të Athinës ikën nga fusha me shqetësimin për sigurinë e tyre dhe ndeshja u braktis.

Në qershor, zyrtarët amerikanë konkluduan nga interceptimet e komunikimeve të tij – email, text, telefonata apo të kombinuara – se ai kishte paguar protestuesit.

Një zyrtar i agjencive amerikane arriti lehtësisht të mblidhte të dhëna financiare që vendosnin zotin Savvidis prapa pagesave për qytetarë dhe fansa futbolli për të nisur dhunën kundër referendumit në Maqedoni.

Sipas Projektit të raportimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, një organizatë investigative, zoti Savvidis pagoi oponentët e fushatës për emrin e ri të Maqedonisë të paktën 300 mijë euro. Paratë ishin marrë nga politikanë në Maqedoni, duke përfshirë edhe një organizatë radikale nacionaliste dhe huliganët e klubit të Vardarit, që qëndronin në krye të protestave të dhunshme në godinën e Parlamentit në Shkup, raporton organizata. Zoti Savvidis mohoi fuqimisht akuzat. “False dhe shpifje” tha në një deklaratë kompania e tij.

Duke përcjellë raportin e qeverisë amerikane tek qeveria greke në fillim të korrikut, kjo ra në dorën e zotit Pyatt, një diplomat amerikan që kishte qenë ambassador i Uashingtonit në Athinë për dy vite, thanë zyrtarë amerikanë. Zoti Pyatt ishte përgatitur mirë për rolin e tij pasi kishte shërbyer si ambassador i SHBA në Ukrainë nga 2013-2016 kur Rusia konfiskoi Krimenë dhe mbështeti forcat separatist në Ukrainën Lindore.

“Nuk ka asnjë mashtrim që rusët mund të shtyjnë Pyatt në një gjë që ai nuk e di” thanë një intervistë senatori Christopher Murphy, demokrat i Konektikatit dhe anëtar i komisionit të marrëdhënieve me jashtë. Zoti Murphy tha se ka folur me Pyat rreth ndërhyrjes së Rusisë në referendumin e Maqedonisë, por ai nuk pranoi të komentonte mbi specifikat e bisedave të tyre private.

Duke ia dhënë informacionin kryeministrit grek ishte një gjë. Që ta bëjë këtë të fundit të vepronte ishte një gjë tjetër. Kryeministri Tsipras që refuzoi të bashkohej me pjesën tjetër të Evropës për të mbështetur Britaninë në ndëshkimin e Rusisë për një sulm me agjentë kimikë ndaj një ish-spiuni, është nga një parti politike me një marrëdhënie historike me Moskën. Megjithatë, vendimi për të lëvizur kundër Moskës u bë me i lehtë nga përpjekjet e zotit Tsipras për të vënë në axhendë thyerjen e një koflikti 30 vjecar me Maqedoninë, vetëm për të parë Rusinë që ta prishte atë.

Edhe diplomatët amerikanë ndihmuan, thonë zyrtarët. Qeveria Obama qëndroi pranë Greqisë gjatë krizës së saj të gjatë financiare, duke bërë avokatinë për Athinën për të qëndruar në Eurozonë, kur disa vende evropiane kërkonin ta nxirrnin jashtë. Jacob Lew, sekretari i thesarit të Obamës, kaloi shumë kohë me pakëtën e borxheve greke aq sa zyrtarët talleshin duke thënë se ishte bërë një zyrtar financash I Greqisë. Obama dhe Lew, të dy udhëtuan në Athinë gjatë krizës, ashti sikurse bëri edhe zv.presidenti Joseph Biden, që u kthye aty edhe pse e la zyrën vitin e kaluar.

Trump priti zoti Tsipras në shtëpinë e Bardhë në Tetor dhe të dy vendet diskutuan për përhapjen e prezencës militare amerikane në Greqi, duke përfshirë akses për anijet dhe avionët e SHBA.

“Nëse e sheh gjeografikisht, do të shihni operacionet aktuale në Libi, dhe operacionet në Siri, dhe shihni dhe operacione potenciale në Mesdhe, gjeografinë e Greqisë dhe mundësitë që janë shumë domethënëse” tha gjenerali Joseph Dunford gjatë një vizite të fundit në Athinë.

Brenda ambientit të sigurisë kombëtare amerikane, zyrtarët kanë kërkuar qartazi të largojnë Athinën nga marrëdhëniet e saj me Moskën. “Ne po kultivojmë Greqinë si një spirancë të stabilitetit në Lindjen dhe Ballkanin Perëndimor” tha në qershor asistent sekretari për cështjet europiane dhe të euroazisë.

Në 11 korrik, Tsipras u prish me Moskën. Qeveria e tij përzuri dy diplomatë dhe nuk lejoi dy të tjerë nga Rusia të hynin në Greqi, duke I akuzuar ata se kanë kërkuar të japin rryshfet për zyrtarë të paindentifikuar dhe për demostrata kundër marrëveshjes me Maqedoninë.

“Mungesa e respektit për Greqinë duhet të ndalojë” tha ministri I jashtëm grek në një deklaratë. “Askush nuk mundet apo ka të drejtën që të ndërhyjë në punët e brendshme të Greqisë”.

Moska më vonë tha se po përzinte diplomatë greke në këmbim të këtij veprimi. Disa momente pasi Athina lajmëroi se kishte përzënë rusët, zoti Pyatt, ambasadori amerikan në mënyrë triumfuse u bëri e-maii disa kolegëve dhe ish kolegëve në Departamentin e Shtetit dhe Pentagon. Geather Nauert, zëdhënësi i Departamentit të shtetit postoi në Twitter pas lajmërimit: Greqia përjashtoi dy zyrtarë dhe vuri barrierë për dy të tjerë për të ndaluar ndërhyrjen në politikën greke. Ne mbështesim Greqinë që mbron sovranitetin e saj. Rusia duhet të ndalojë sjelljen destabilizuese.

Roli amerikan në dëbimin grek tregon se sesa gjerë është carja në zhvillimet ndërmjet zotit Trump – që publikisht ka vënë në dyshim NATO duke pohuar në të njëjtën kohë admirimin për Putin – dhe një institucioni amerikan të sigurisë kombëtare që mbetet i rrënjosur në besimin se përpjekjet e Rusisë për të hyrë në zgjedhjet e SHBA dhe në mesin e aleatëve amerikanë janë një kërcënim gjeopolitik për sigurinë amerikane.

Do të ishte një mendim i rrallë, nëse do të shprehej ndonjëherë nga zoti Trump. Por janë një sërë zyrtarësh amerikanë që e përsërisin çdo ditë.

“Kjo taktikë e aplikuar nga Rusia, nga Maqedonia te SHBA”, u tha sekretari I mbrojtjes Jim Mattis reporterëve në 11 shtator, përpara referendumit të 30 shtatorit, është “gjithmonë përtej të zbehtit, sa më përket mua”. Ai vazhdoi me qëndrimet e tij gjatë një udhëtimi në Shkup për të bërë një deklaratë specifike që “ne jemi me popullin maqedonas” tha ai.

I pyetur nëse kishte ndonjë gjë që SHBA po bënte për të luftuar përpjekjet e Rusisë për të ndërhyrë në referendum, zoti Mattis tha: “PO”. Ai nuk pranoi të hynte në hollësi, por zyrtarët e departamentit të mbrojtjes thanë se lancuan operacione informimi, së bashku me qeveritë e Maqedonisë, Malit të Zi dhe Ukrainës për të kundërshtuar dezinformimin rus në zgjedhjet dhe referendumet atje.

Asnjë nga përpjekjet amerikane prapa skenës nuk mund të arrihet nëse parlamenti maqedonas nuk pajtohet me ndryshimin e emrit. Por kryeministri Zoran Zaev, i cili e dergoi ligjin në parlament këtë javë, tha se ai do të kërkojë zgjedhje të parakohshme nëse kjo masë do të dështojë.

NYTIMES/ Përktheu- newsbomb.al

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 1-vjeçarja nuk pushon së qari, nëna mizore e rreh barbarisht me shkelma (VIDEO)
KËRCËNIME nga ISIS, drejtori i FBI: 5 mijë raste në hetim për TERRORIZËM në gjithë botën »
Article Logic
Execution time: 0.022578001022339
array(1) { ["section"]=> string(182) "kush-eshte-njeriu-i-kremlinit-miliarderi-greko-rus-qe-po-thith-vemendjen-e-spiunazhit-te-shba-roli-i-moskes-ne-referendumin-e-maqedonise-dhe-shpagimi-i-amerikaneve-per-tsipras-137317" }