Kush është pedagogia e UET që zë vendin e Oriela Nebiajt si zëdhënëse e PD (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 14:19 22-01-2016 Kush është pedagogia e UET që zë vendin e Oriela Nebiajt si zëdhënëse e PD (FOTO)

Një tjetër emër do të mbajë pozicionin e zëdhënëses në Partinë Demokratike dhe është sërish femër.

Ina Zhupa është emri që do të zëvendësojë Oriela Nebiajn të dorëhequr nga posti i zëdhënëses pasi konkurroi për kreun e FRPD ku rezultoi fitues Belind Këlliçi.

Ina Zhupa është pedagoge në Fakultetin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës dhe së fundmi është emëruar Koordinatore Kombëtare.

Zhupën tashmë do ta shohim shpesh nga selia e PD në pozicionin e zëdhënëses së partisë opozitare më të madhe në vend.

ina1.jpg

E lindur në 20.06.1987 në Tiranë, është Doktore e Shkencave në Shkencat Politike me një studim mbi Demokratizimin dhe Vlerat e Shoqërisë Shqiptare duke marrë vlerësimin maksimal. Ka studiuar në një Master për Komunikimin Politik të ofruar nga Universiteti La Sapienza Romë në bashkëpunim me Universitetin i Tiranës. Ka mbaruar Master Shkencash në Teori Politike dhe Bachelor në Politikë dhe Qeverisje në Universitetin e Tiranës me medalje ari të fituar për rezultate të shkëlqyera. Zotëron 5 gjuhë të huaja.

Aktualisht është pedagoge në departamentin e Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Europian të Tiranës. Me përvojë në mësimdhënie në universitete shtetërore dhe private, ku ka shërbyer edhe si Dekane e Studetëve dhe Drejtuese e Zyrës së Karrierës, me eksperiencë pune me projekte të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe në dikastere shtetërore. Është e fokusuar në kërkimin e saj shkencor në çështje që lidhen me integrimin europian, vlerat e shoqërisë shqiptare, procesin e demokratizmit, teoritë e marrëdhënieve ndërkombëtare, qasjet dhe modelet mbi konfliktin, sfidat e tranzicionit. Ka zhvilluar punë kërkimore në terren për matur realitetin dhe për ta përpunuar atë sipas metodave të shkencave sociale duke qënë edhe autore e një libri studim mbi sjelljen votuese. Ka marrë pjesë në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, si edhe ka publikuar artikuj shkencor në revista të njohura shkencore brenda dhe jashtë vendit.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ekspertët e Venecias flasin sot në orën 19:00, Ibrahimi: Drafti i legjitimuar për të gjithë
Raporterët e Venecias drekojnë me Ilir Metën »
Article Logic
Execution time: 0.022679090499878
array(1) { ["section"]=> string(85) "kush-eshte-pedagogia-e-uet-qe-ze-vendin-e-oriela-nebiajt-si-zedhenese-e-pd-foto-30691" }