Kush është peshku i madh që do bjerë në rrjetën amerikane, ish-deputeti i PS ndërmjetës. Gazetari: Kam siguruar premtimin e...

Publikuar tek: fcb-bomb, më 17:03 07-11-2017 Kush është peshku i madh që do bjerë në rrjetën amerikane, ish-deputeti i PS ndërmjetës. Gazetari: Kam siguruar premtimin e...

Ditën e sotme ambasadori amerikan Donald Lu kërkoi arrestimin e atyre që ai i cilësoi si “peshq të mëdhenj” në fillim të vitit 2018.

Sakaq, gazetari Basir Çollaku shton dyshime të forta dhe paralajmëron një “furtunë” lidhur me çfarë pritet të ndodhë së shpejti.

“Një peshk i madh bie në rrjetën amerikane.. A janë lidhjet e tij me krimin e organizuar, shkaku? Cilat janë lidhjet e kryebashkiakut me bandat kriminale të Durrësit e veçanërisht me Lul Berishën? A është negociuar në zyrën e Dakos procedura e konfiskimit të pallatit tek UTV në pronësi të Lul Berishës, në 2010?

Pse? Cili ishte roli i Dakos? Cili ish-deputet i PS ka qenë ndërmjetës?

Për këto e shumë të tjera, kam siguruar premtimin e një ish-funksionari të lartë të kohës, përgjegjës për konfiskimin, për të folur... me dëshmi, dokumenta dhe fakte...më në fund. Prisni, nuk keni parë gjë akoma. Saimir Tahiri do duket cironke, pas kësaj. Së shpejti...”, përfundon paralajmërimin e tij Çollaku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023916959762573
array(1) { ["section"]=> string(126) "kush-eshte-peshku-i-madh-qe-do-bjere-ne-rrjeten-amerikane-ish-deputeti-i-ps-ndermjetes-gazetari-kam-siguruar-premtimin-e-98694" }