Kush është shkrimtari që i "rrëmbeu" Kadaresë Çmimin Nobel në Letërsi

Publikuar tek: kulture-art, më 12:24 05-10-2017 Kush është shkrimtari që i

Kazuo Ishiguro, është shkrimtari që u vlerësua sot nga Akademia Suedeze me Çmimin Nobel në Letërsi 2017.

Shkrimtari 63-vjeçar ka lindur në Japoni më 8 nëntor të vitit 1954 dhe familja e tij u zhvendos në Angli kur ai ishte 5 vjeç. Novela më e tij e njohur është “Mbetjet e ditës” (1989) dhe u kthye në film nga regjistori Anthony Hopkins si edhe “Mos më lër kurrë”.

Atij u akordua ky çmim për forcën emocionale të shkrimit të novelave dhe për zbulimin e humnerës nënndjesore iluzive të njeriut lidhur me botën.

Tematikat e romaneve të Kazuo Ishiguro lidhen me: kohën, memorien dhe zhgënjimin ndaj vetes. Ai ka shkruar gjithsej 8 libra të përkthyer në 40 gjuhë të ndryshme të botës si dhe skenare filmash dhe për televizion.

I kontaktuar nga BBC, ai pranoi se nuk ishte kontaktuar ende nga Komiteti i Nobelit dhe dyshoi se ishte një shaka.

Ai tha : “ Është një nder madhështor, kryesisht sepse do të thotë që jam në hapat e duhur në të cilët kanë ecur autorët e mëdhenj”.

Shkrimtari shtoi se shpresonte se Çmimi Nobel ishte një shtysë për më të mirën.

“Bota është në një moment të pasigurt dhe shpresoj që çdo çmim Nobel të jetë një shtysë për diçka pozitive për botën.”

Sot kanë mbaruar javët e tëra të spekulimeve për fituesin e mundshëm, teksa sekretarja e akademisë Sara Danius anoncoi fituesin.

Shqiptarët sot kanë pritur që shkrimtari Ismail Kadare të merrte këtë çmim madhor në letërsi por mesa duket as këtë vit Akademia nuk ka menduar t’ia akordojë përfaqësuesit më të madh të letërsisë shqiptare.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kazuo Ishiguro fiton çmimin Nobel në Letërsi
Çmimi Nobel i Letërsisë, reagon profesor Kabo: Ishte një zgjedhje e papritur »
Article Logic
Execution time: 0.021794080734253
array(1) { ["section"]=> string(73) "kush-eshte-shkrimtari-qe-i-rrembeu-kadarese-cmimin-nobel-ne-letersi-94819" }