Kush është shqiptari që u ftua nga Selena Gomez për darkë, por e refuzoi

Publikuar tek: kulture-art, më 18:05 20-03-2018 Kush është shqiptari që u ftua nga Selena Gomez për darkë, por e refuzoi Këngëtarja Selena Gomez

Ai është një violinist i talentuar dhe fama e tij i ka kaluar kufinjtë e vendit tonë, duke na bërë të gjithëve krenarë për origjinën e përbashkët.

Gjatë një prej intervistave të rralla që ai jep, Olen Cesari ka treguar ngjarjen e pabesueshme që i ka ndodhur teksa priste të merrte çmimin si artist i vitit në Itali.

Cesari tregoi se pasi ishte shqetësuar nga ulërimat e fansave poshtë dritares së hotelit, vuri re se në dhomën ngjitur ishte akomoduar edhe këngëtarja e famshme botërore, Selena Gomez. Pas një bisede të shkurtër mes tyre, këngëtarja e ka ftuar violinistin për një darkë, por ky i fundit e ka refuzuar në një farë mënyre, duke i thënë se darka ishte e mbuluar nga festivali në të cilin ata do të merrnin pjesë të dy.

“…shifja nga penxherja që kishte nja 1 mijë goca që ulërisnin dhe kur dal për të parë se çfarë ka ndodhur, pashë që komshia ime po ia bënte me dorë. I thashë që ajo ishte shkakëtarja e kësaj rrëmuje. Ajo ngeli. Më pas më tha që do të më jepte një darkë për të ma shpëblyer shqetësimin, por unë it hash që s’ka gjë se darkën e kemi nga festivali dhe bëmë muhabete e gallata pastaj.”- ka thënë Cesari i ftuar në emisionin me Rudina Magjistarin, duke treguar takimin e rastësishëm me këngëtaren e njohur botërore.

_foto-testata1.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rikthehen vajzat e librave, provokojnë “letërsinë mashkullore”
Asqeriu: Teatri aktual është kalbur dhe duhet të rikonstruktohet me themel. Rama na fyeu »
Article Logic
Execution time: 0.024201154708862
array(1) { ["section"]=> string(78) "kush-eshte-shqiptari-qe-u-ftua-nga-selena-gomez-per-darke-por-e-refuzoi-113930" }