Kush është vajza nga Ballabani që surprizoi Ramën, merr francezin dhe hap fermë në Ballaban (HISTORIA)

Publikuar tek: kulture-art, më 14:44 22-05-2018 Kush është vajza nga Ballabani që surprizoi Ramën, merr francezin dhe hap fermë në Ballaban (HISTORIA) Elona Bejo., fermere

Pas Gerta Lokut, mirditores e cila foli në foltoren e Kuvendit për të mirat që të ofron fshati, një tjetër vajzë që ka vendosur të investojë në fshat.

Sot nga Ballabani i Përmetit, ajo i rrëfeu kryeministrit Edi Rama gjatë drekës shtruar në fermë se si ka vendosi të investojë në fshatin e saj, bashkë me burrin francez. Bëhet fjalë për Elona Bejon dhe francezin Majid, shkruan newsbomb.al.

Ferma e tyre quhet “Grand Albanik”, dhe siç rrëfyen, interesi i të huajve dhe shqiptarëve i ka tejkaluar pritshmëritë.

“Historia është edhe e thjeshtë edhe e komplikuar. Im shoq është francez, kemi gati 2 vjet e gjysmë që punojmë e investojmë këtu dhe kemi shumë pak kohë që jemi hapur. Gjithçka po shkon shumë mirë, është edhe më lart nga sa e kemi pritur interesi dhe suksesi i fermës.

Tani me sezonin turistik, edhe sepse kemi bërë pak publicitet nëpër guida turistike, ka të huaj edhe shqiptarë që vijnë se kemi eksperiencë në këtë fushë, kemi qenë në një qytet tjetër në Elbasan, eci aty dhe erdhëm ta përsërisim në vendin e origjinës sime”, tha Elona nga Ballabani duke marrë komplimentet e kryeministrit.

“Ju jeni një ndër shembujt pozitivë dhe ne jemi të interesuar t’i promovojmë e të nxisim të tjerët të hyjnë në këtë rrugë”, u shpreh Rama.

“Vetëm receta është franceze këtu se gjithçka tjetër është shqiptare”, përforcoi Elona.

“Nuk kemi tokë bujqësore, prandaj kemi shkuar te ferma, kultura. Mënyra se si është ndarë toka në Shqipëri është shumë e mirë, sepse është e ndarë në parcela të vogla, gjë që të jep mundësi të krijosh kopshte të vogla. Atëherë kjo është një mënyrë shumë e mirë për t’i shërbyer tokës dhe për t’ja treguar të gjithëve si funksionon.

Ata që janë të interesuar janë të mirëpritur të vijnë ta shohin. Ne nuk prodhojmë vetë por ua blejmë banorëve të zonës”, shpjegoi Elona e cila shërbeu edhe si përkthyese e bashkëshortit të saj francez i cili gjithashtu me shumë entuziazëm tregoi për fermën e tyre në fshatin Ballaban. 

"Kur shkova në Elbasan, të gjithë banorët talleshin me mua. Askush nuk e besonte se do funksiononte. Sepse ishin në atë botëkuptimin që duhet mbjellë vetëm grurë e misër. Kur nisa të ndërtoja shtëpitë e drurit u tallën edhe më keq: Si po ndërton pa gurë pa beton? Më thanë do të bjerë në tokë. Mbas 8 vjetësh ika, i çmontova, i solla këtu dhe ja ku montova një të dytë. Tani e njohin të gjithë Labinotin, atëhere s’e njihte askush. Pastaj erdhën të më kërkonin këshilla si e ndërtove me dru. Ne donim të ndryshonim ambient dhe erdhëm këtu. Këtu bëjmë edhe bujqësi edhe turizëm", rrëfeu francezi duke theksuar se nuk ka hasur  problem në këtë rrugëtim me qeverisjen lokale aq sa me banorët që s'janë të hapur ndaj ndryshimeve.

31841439_1676192769136503_8129187830678159360_n.jpg22154244_10155725894206064_7724594120980806050_n.jpg

31947362_10156323181521064_5820260953341558784_n.jpg

framc.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Surprizon aktori i njohur i ‘Ertugrul’: Jam shqiptar
Ju kujtohet 'mamaja e Florit'? Ja çfarë ka ndodhur me të (FOTO) »
Article Logic
Execution time: 0.0043668746948242
array(1) { ["section"]=> string(106) "kush-eshte-vajza-nga-ballabani-qe-surprizoi-ramen-merr-francezin-dhe-hap-ferme-ne-ballaban-historia-121710" }