Kush është vajza shqiptare lindur në Kanada e cila i ktheu dinjitetin Festivalit të Këngës, gazetari: S’qe nevoja të zhvishej

Publikuar tek: kulture-art, më 12:19 21-12-2018 Kush është vajza shqiptare lindur në Kanada e cila i ktheu dinjitetin Festivalit të Këngës, gazetari: S’qe nevoja të zhvishej Momente nga prezantimi

Mbrëmë është zhvilluar nata e parë e Festivalit të 57-të të Këngës në TVSH, nga ku do të zgjidhet edhe kënga fituese që do të përfaqësojë, ashtu siç e do tradita, Shqipërinë në Eurovizion.

Ndërkaq, në sy të publikut ka rënë moderatorja Ana Gojla, lindur e rritur në Kanada, me thjeshtësinë e madhështinë e veshjes së saj.

Këtë e ka komentuar edhe gazetari Mentor Kikia i cili, duke ironoziuar kështu ndoshta Ledina Çelon që zgjodhi veshje thuajse transparente për të prezantuar, thotë se Anës nuk iu desh të zvishej për të fituar vëmendjen e publikut.

“Sa “pak” duhet për të qenë dinjitozë

Nuk ishte nevoja të zhvishej që të fitonte vëmendjen e publikut. Madje nën një fustan “viktorian”, dukej edhe më madhështore. Me një nivel artistik dhe komunikativ deri në perfeksion, Ana Golja, një vajzë shqiptare e lindur dhe kultivuar në Kanada, është padyshim fituesja e “çmimit” të parë në festivalin e 57 ne TVSH. Një prezantim dinjitoz me Viktor Zhustin, që tregoi se “thinjat” janë shumë të nevojshme edhe në skenë.

Këngëtaret nuk garuan me gjatësinë e fustaneve, por me zërin e tyre. Nuk guxoj të bëj vlerësim artistik, por është një ndër festivalet më të mirë që mbaj mend.

Urime Inva Mula dhe Pandi Laço. I kthyet seriozitetin një institucioni muzikor!”, shkruan Kikia.

 

48386001_2267017143552682_176092916106657792_o.jpg

48426503_2267017296886000_3791417015160274944_o.jpg

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026713132858276
array(1) { ["section"]=> string(130) "kush-eshte-vajza-shqiptare-lindur-ne-kanada-e-cila-i-ktheu-dinjitetin-festivalit-te-kenges-gazetari-s-qe-nevoja-te-zhvishej-145973" }