Kush është VLONJATI Albert Veliu, dënuar në Itali për heroinë, dhe në Shqipëri për trafik makinash (DEKLARATAT E DYSHIMTA)

Publikuar tek: aktualitet, më 17:36 17-05-2018 Kush është VLONJATI Albert Veliu, dënuar në Itali për heroinë, dhe në Shqipëri për trafik makinash (DEKLARATAT E DYSHIMTA)

I dënuar në Shqipëri me 3 vite burg për veprën penale të falsifikimit dhe trafikimit të mjeteve motorrike, duket se Albert Veliu, i paraqitur sot nga PD si “dëshmitari X” që denoncon trafikun e vëllait të ministrit të Brendshëm, nuk është një person i panjohur për drejtësinë shqiptare dhe atë italiane.

Sipas një njoftimi të Interpol Tiranës në 16 gusht 2013, thuhet se në 14 gusht 2013 nga Roma u krye ekstradimi në Shqipëri i shtetasit ALBERT EQEREM VELIU, vjec 46, lindur në Vlorë.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e rrethit gjyqësor Vlorë, me vendimin nr 143 datë 05.05.2008 e ka dënuar me tre vjet burg për kryerjen e veprës penale të trafikimit të mjeteve motorrike, parashikuar nga neni 141/a/1 të Kodit Penal. Në datën 19.01.2006, policia rrugore ka bllokuar mjetin tip volskëagen golf me targa JD15805. Pas hetimeve të kryera ka rezultuar se shtetasi Albert Veliu, duke falsifikuar lejen e qarkullimit të automjetit të mësipërm, e ka future atë në Shqipëri dhe ia ka shitur shtetasit Erion H. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romën, ky shtetas është arrestuar në Itali me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Në aeroportin Nënë Tereza në Rinas, ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve” thuhet në njoftim.

Ndërkohë, ndryshe nga sa tha në dëshminë e vet, shtetasi Veliu, është dënuar për trafik heronine, dhe jo trafik kokaine në Itali, dhe është arrestuar në 2009 dhe jo në 2005 siç edhe pretendoi. Ndërkohë që në Itali, është dënuar me pesë vite burg dhe jo 7 sikurse deklaroi.

Duket se ka shumë kundërthenie në deklaratën e Veliut, i cili tashmë është sërish i arrestuar nga Policia, rrugës duke ikur sot drejt Kosovës, por që uniformat blu ende nuk kanë dhënë asnjë të dhënë për këtë shtetas.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hëngrën e pinë bashkë, i zoti i shtëpisë dhunon krushkun
Ndodh në Tiranë: Flamuri gjigant i LGBT ngrihet në 'ballë' të sheshit, krah atij kuqezi »
Article Logic
Execution time: 0.0044319629669189
array(1) { ["section"]=> string(125) "kush-eshte-vlonjati-albert-veliu-denuar-ne-itali-per-heroine-dhe-ne-shqiperi-per-trafik-makinash-deklaratat-e-dyshimta-121133" }