Kush është Vullneti, kandidati i pavarur që do konkurojë Keti Bazhdarin në Shkodër

Publikuar tek: politike, më 10:04 08-04-2015 Kush është Vullneti, kandidati i pavarur që do konkurojë Keti Bazhdarin në Shkodër Vullnet Elbasani, kandidat i Pavarur për Shkodrën

"Me Vullnetin për Shkodrën" është grupimi më i ri i pavarur krijuar në Shkodër, që ka nxjerrë kandidatin më të ri Vullnet Elbasanin që do jetë përballë Keti Bazhdarit dhe kandidatit ende të pavendosur të PD-së.


Vullnet Elbasani, ish-gazetar i Rilindjes Demokratike, së bashku me grupin e tij të vullnetarëve ka nisur punën për të organizuar ekipin, duke hapur edhe një profil në ‘’Facebook’’ të quajtur ‘’Me Vullnetin për Shkodrën’’, që siç e cilëson edhe vetë është krijuar për promovimin e një qeverisje të re dhe të pavarur për territorin e ri shkodran të krijuar pas reformës territorial.

Vullnet Elbasani e shfaq veten si anëtar të Bashkimit për Lëvizje Popullore në Francë, duke i përkitur edhe partive të djathta. 

Në faqen e tij ai ironizon kandidaten e PS-së dhe LSI-së Keti Bazhdarin si dhe komentet e medieve për të. “Gazeta Telegraf : Keti Bazhdari përfaqësuese e socialistëve, biznesit dhe shoqërisë civile në Shkodër. Ka harruar të thotë edhe përfaqësuese e PD dhe e kishte mbyllur këtë punë më 1 prill.’’, shkruan Vullneti për Keti Bazhdarin.

“Nga rreziku i zhdukjes nga peisazhi politik shqiptar, partitë politike po bëjnë aleanca nga më të çuditshmet duke injoruar totalisht vullnetin e popullit dhe të ardhmen e tij. Qëllimi i vetëm i këtyre aleancave është mbajtja apo marrja e pushtetit qëndror, ndërkohë që më 21 qershor shqiptarët do të zgjedhin ata persona që zgjidhin sa më mirë dhe sa më shpejt hallet e tyre.”, shkruan kandidati i pavarur për Bashkinë e Shkodrës.

Lidhur me koalicionin PS-LSI dhe PD-në, Vulllneti mendon se ato janë fabrika politike me produkte dështake.

“Shpresojmë t’i vëmë të tilla që të mos fshihen pas tre muajsh ashtu si në të gjitha qytetet evropiane. I nderuar, duhet të keni besim dhe të mos forcoheni pasi pikërisht këtë duan të arrijnë fabrikat politike PDSI (PD+PS+LSI) dhe produktet e tyre dështake. Bashkohu me ne dhe bëj atë qe ke mundësi për Shkodrën. Ajo ka nevojë për të gjithë, PDSI nuk ka nevojë për ju, por vetëm për ushtarët e tyre.’’, i përgjigjet Vullneti një qytetari në ‘’Facebook’’  për vijat e bardha që i mungojnë Shkodrës.

Vullnet Elbasani ka lindur në qytetin e Shkodrës me 24 prill të vitit 1973. Eshtë djali i Xhevdetit dhe Emines të cilët kanë dhënë kontributet e tyre ne qytetin e Shkodrës : Xhevdeti si mundës dhe më pas si trajner dhe arbitër, ndërsa Emineja në shërbimin shëndetësor si infermiere. Eshtë i martuar me Nerxhivane Elbasanin, një shqiptare nga Shkupi dhe ka dy vajza, Alisen 8 vjeçe dhe Jasminen 7 vjeçe. 

Në vitin 1992 ka filluar studimet në degën e gazetarisë pranë Fakultetit Filologjik te Tiranës nga ku edhe është diplomuar në vitin 1996. Pas studimeve ka punuar si gazetar në gazetën "Rilindja Demokratike" deri në vitin 1998. Më pas ai ka punuar si gazetar në gazetën "Koha Ditore" në Bazel të Zvicrës. Në vitin 2007 ka mbaruar masterin në Shkencat Politike në Grenoble të Francës.

“Në vitet 2007-2008 ka punuar si deputet UMP (Bashkimi për një lëvizje popullore - forcë e djathtë Franceze) në Annonay, Francë. Më pas, deri në mars te vitit 2014, ka punuar si drejtor kabineti dhe komunikacioni pranë kryetares së bashkisë së Pont-Évêque, po në Francë.Në mars të vitit 2014 ka hapur kabinetin e tij për këshilla strategjike në politikë dhe komunikacion. Që nga viti 2002 është militant dhe më pas anëtar aktiv i UMP, nje grupim i partive të qendrës së djathtë dhe të djathta franceze, të udhehequra sot nga Nicolas Sarkozy. Ka marrë pjesë në disa fushata elektorale të kandidatëve të djathtë francez. Sot është kandidati i parë i pavarur për kryetar bashkie në Shkodër.”, shkruan në përmbledhjen për karrierën e Elbasanit, stafi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kryebashkiaku i Shkodrës, ja kush janë tre zonjat që përfliten
Kush është biondja që mund të drejtojë Tiranën? »
Article Logic
Execution time: 0.021346092224121
array(1) { ["section"]=> string(86) "kush-eshte-vullneti-kandidati-i-pavarur-qe-do-konkuroje-keti-bazhdarin-ne-shkoder-8113" }