Kush është Zamira, gruaja e ish-drejtorit të Bankës shpenzoi 18 mln euro në një dyqan të vetëm luksi

Publikuar tek: aktualitet, më 10:12 11-10-2018 Kush është Zamira, gruaja e ish-drejtorit të Bankës shpenzoi 18 mln euro në një dyqan të vetëm luksi Zamira Haxhijeva dhe bashkëshorti Xhahangir Haxhijevi

Kjo është Zamira Haxhijeva gruaja e cila shpenzoi 18 milionë euro në një dyqan të vetëm luksi brenda 10 vitesh ose thënë ndryshe, mesatarisht 5000 euro në ditë.

Tashmë autoritetet i kërkojnë asaj dhe bashkëshortit që të vërtetojnë pasurinë, përndryshe do të humbasin edhe shtëpinë 20 milionë-dollarëshe në Londër.

Siç raporton BBC, Zamira Haxhijeva është bashkëshortja e Xhahangir Haxhijevit, ish drejtor i Bankës Ndërkombëtare të Azerbaixhanit. Ish drejtori arrestua në vitin 2016 dhe u dënua me 15 vite burg për mashtrim dhe përvetësim të paligjshëm të fondeve. Tashmë gjykata i kërkon të kthejë 39 milion dollarë. Zamira Haxhijeva ndërkaq ka deklaruar në gjykatë se është e pafajshme. Sipas saj, ajo edhe bashkëshorti po kthehen në viktima të një padrejtësie të madhe.

55 vjeçarja në një ditë të vetme ka blerë 200 mijë euro parfume, stoli dhe orë dore. Të nesërmen ajo ka shkuar tek dyqani dhe ka blerë sërish në vlera të çmendura.

Avokatët thonë se bashkëshorti i Zamirës është dënuar vetëm sepse nuk ka rënë dakord me politikanët e korruptuar në Azerbajxhan, ndaj i kanë kërkuar Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeruit që ta marrin në mbrojtje.

103795918_uwo_woman_640-nc-498x1024.png

Votoni kryebashkiakun tuaj: Kush punon mirë, kush është i korruptuar

Emri / Bashkia
Punoi mirë
I korruptuar

Ju lutem, për të votuar kryetarin e bashkisë klikoni Qarkun përkatës në hartë!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 3 milion euro drogë nga Shqipëria drejt Italisë, sekuestrohet gomonia në Adriatik
Rama inspekton Rrugën e Arbrit: Do të jetë e jashtëzakonshme, Shqipëri e pazbuluar kjo pjesë »
Article Logic
Execution time: 0.021651029586792
array(1) { ["section"]=> string(106) "kush-eshte-zamira-gruaja-e-ish-drejtorit-te-bankes-shpenzoi-18-mln-euro-ne-nje-dyqan-te-vetem-luksi-137394" }