Kush ishte Che Guevara?

Publikuar tek: dossier, më 15:56 09-10-2017 Kush ishte Che Guevara?

Jeta dhe trashëgimia e Ernesto Guevara de la Serna është në fokus këtë javë, 50 vjet pas vdekjes së tij më 9 tetor 1967.

Njeriu

Ernesto Guevara de la Serna, i njohur edhe si Che, lindi më 14 qershor 1928 në një familje të klasës së mesme në Rosario, në verilindje të Argjentinës.

Në vitin 1948 ai nisi studimet në mjekësi në Universitetin e Buenos Aires.

Dy vjet më vonë Guevara ndërmori të parin udhëtim me motor në Amerikën Latine çka e ndihmoi atë në formësimin e pikëpamjeve politike dhe ndjenjës së qëllimit.

Che Guevara u bind - gjatë udhëtimeve të tij përkatësisht 4.500 km dhe 8.000 km - se zgjidhja për shtypjen dhe varfërinë e madhe të popullit ishte revolucioni dhe komunizmi.

Pas kthimit të shkurtër në Buenos Aires, ai përfundoi studimet në mjekësi. Dr Ernesto Guevara nisi karrierën në mjekësi e më pas në politikë që e gjeti atë në revolucionet nga Kuba deri në Kongo.

dfgwergt4gt45h4hs_copy.jpg

5 mars 1960: Liderat kubanë marshojnë krah për krah gjatë funeralit të viktimave të La Coubre, shpërthimi me bombë për të cilin Kuba fajësoi SHBA-të

Revolucionari

Guevara është i njohur për rolin e tij në revolucionin kuban të vitit 1959, kur Fidel Kastro largoi dhe zëvendësoi nga posti i kreut të shtetit Fulgencio Batista.

Të dy u takuan për herë të parë në Mexico City pothuajse pesë vjet më parë, ku Guevara kishte lëvizur në vitin 1954.

Pasi u bashkua me "Lëvizjen e 26 Korrikut" të Kastros që synonte marrjen e pushtetit nga Batista, Guevara u ngrit për t'u bërë një figurë kyçe në revolucion dhe u emërua si president i Bankës Kombëtare të Kubës dhe ministër i Industrisë.

Nga ky pozicion, ai ishte në gjendje të zhvillonte planet vendase për rishpërndarjen e tokës dhe shtetëzimin e industrisë kubane. Ai udhëtoi nëpër botë si ambasador i vendit.

Guevara udhëhoqi qeverinë Castro drejt afrimit më të ngushtë me Bashkimin Sovjetik përmes diplomacisë së tij, e cila do të provonte një marrëdhënie thelbësore për Kubën gjatë Luftës së Ftohtë, pasi Castro kërkoi të parandalonte Shtetet e Bashkuara nga ndërhyrja në vend.

Gjashtë vjet pas revolucionit, Guevara u largua nga Kuba për të përhapur revoltën marksiste diku tjetër. Ai mbërriti në Kongo më 1965 dhe u përpoq të mobilizonte forcat e rebeluara të armatosura atje kundër qeverisë qendrore kongoleze. Përpjekjet e tij dështuan brenda shtatë muajve.

Deri në fund të vitit 1966, pas një kthimi të shkurtër në Kubë, Guevara ia kishte kushtuar vëmendjen Bolivisë dhe një lëvizje revolucionare kundër qeverisë atje. Megjithatë, më pak se një vit më vonë Guevara u kap nga forcat boliviane të mbështetura nga SHBA më 8 tetor. Ai u ekzekutua të nesërmen në moshën 39 vjeçare.

asdfqw3rfw2gt34hh.jpg

28 gusht 1965: Guevara i pranishëm në Konferencën e Tregtisë të Kombeve të Bashkuara në Gjenevë

Trashëgimia e tij

I lavdëruar nga disa dhe i kritikuar nga të tjerë, emri i Guevarës është bërë sinonim i rebelimit, revolucionit dhe socializmit.

Kritikët tregojnë rolin e tij në qeverinë kubane mbi të cilën rëndonin vrasjet pa gjyq dhe represioni politik si dëshmi të dëmit të shkaktuar nga besimi i tij dogmatik në komunizëm.

Përkrahësit thonë se ai ishte një hero që luftoi dhe vdiq për besimet e tij dhe e shohin atë si një figurë romantike e lidhur me luftën universale për liri.

Pavarësisht nga kontestimet, fytyra e Guevarës është bërë një ikonë e kulturës popullore ndërkombëtare.

Por trashëgimia e tij në Amerikën Latine vazhdon të ndihet edhe sot. Në Bolivi, Kubë dhe Venezuelë, qeveritë vazhdojnë të frymëzohen nga Guevara, duke formësuar jetën e popullit të Amerikës Latine.

Fjalë të thëna prej tij

"Nëse dridhesh me indinjatë nga çdo padrejtësi, atëherë ti je një shok i imi".

"Nuk më intereson nëse bie për aq kohë sa dikush tjetër e merr armë dhe vazhdon të shtënat".

"Revolucioni nuk është një mollë që bie kur është e pjekur. Ju duhet ta bëni atë të bjerë".

"Unë nuk jam një çlirimtar, nuk ekzistojnë çlirimtarët, por ekzistojnë njerëzit që çlirojnë veten".

"Mos gjuaj, unë jam Che Guevara dhe vlej më shumë për ju i gjallë se i vdekur".

/Newsbomb.al

Më shumë në këtë kategori: « BOMB-HISTORI: Ditë të tëra pa vënë bukë në gojë, publikohen FOTOT e rralla të shqiptarëve në luftë
Arrestimi i Sadri Ramabajas, organizata sekrete “Syri i Popullit” dhe akuzat për përgatitjen e vrasjes së KOKAVE të shtetit kosovar »
Article Logic
Execution time: 0.0041999816894531
array(1) { ["section"]=> string(28) "kush-ishte-che-guevara-95276" }