Kush ishte sigurimsi që u zgjidhte femrat e bukura Enver Hoxhës, Shehut dhe Hazbiut

Publikuar tek: politike, më 10:04 13-12-2015 Kush ishte sigurimsi që u zgjidhte femrat e bukura Enver Hoxhës, Shehut dhe Hazbiut

Fritz Radovani, tregon se diktatori Ever Hoxha, kishte caktuar një sigurims që u zgjidhte femrat e bukura nga burgjet që më pas Hoxha, Mehmet Shehu dhe Kadri Hazbiu të kalonin me to natën në pallatet e tyre luksoze.

Sipas tij, Hilmi Seiti ishte personi më i besuar i Partisë, që i ishte besuar “puna” për t’i gjetur bukuroshe Enver Hoxhës e Mehmet Shehut.

“Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Kadri Hazbiu e sa katilë të tjerë, nuk e kishin sjellë pa u mendue mirë se kush u duhej atyne në Shkodër, u duhej Hilmi terroristi, që kishte dhanë prova “besnikrije” ndaj Partisë me kohë në labirintet e Ministrisë së Brendshme, që atëherë kur Koçi Xoxe me shokë e dërgonin te burgu i femnave për me zgjedhë “ato” rrezikzeza, me të cilat këta amoralë do të kalonin natën në pallatet e tyne luksoze”, tregon ai për "Panorama".

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PD, Duma: Rama shpërblen deputetin e tij. Reagon OSHEE
Rama: Në bregdet u importuan pronarë nga veriu, e panë detin për herë të parë me Saliun »
Article Logic
Execution time: 0.021713018417358
array(1) { ["section"]=> string(88) "kush-ishte-sigurimsi-qe-u-zgjidhte-femrat-e-bukura-enver-hoxhes-shehut-dhe-hazbiut-27651" }