Kush janë 13 protestuesit e arrestuar dhe 9 deputetët që përdorën dhunë te liqeni, policia publikon emrat

Publikuar tek: politike, më 21:34 28-03-2016 Kush janë 13 protestuesit e arrestuar dhe 9 deputetët që përdorën dhunë te liqeni, policia publikon emrat

Policia e Shtetit me anë të një njoftimi për mediat ka bërë të ditur emrat e 13 personave të arrestuar sot te parku i liqenit artificial, të cilët akuzohen për 4 vepra penale. Në njoftimin e policisë theksohet gjithashtu se 9 deputetë të Partisë Demokratike kanë kryer veprime të dhunshme dhe kanë tentuar të çajnë me forcë kordonin e efektivëve.

Njoftimi i plotë:

Sot më datë 28.03.2016, ora 11:00, subjekti politik Partia Demokratike zhvilloi një protest pa leje, tek Parku i Liqenit Artificial Tiranë, me qëllim prishjen e rrethimit dhe të objektit në ndërtim “Kënd lojërash për fëmijë” që po ndërtohet nga Bashkia Tiranë.

Strukturat e policisë së Drejtorisë Vendore Tiranë, kanë marrë djeni për këtë protestë pa leje dhe morën masa për sigurimin e rendit e të qetësisë.

Pjesëmarrësit në këtë protestë u grumbulluan përpara hyrjes së kantierit në ndërtim, dhe rreth orës 11:30, një grup deputetësh të Partisë Demokratike  dhe konkretisht:

Edi Paloka, Flamur Noka, Genc Pollo, Albana Vokshi, Arben Ristani, Asllan Dogjani, Keltis Kruja, Gerd Bogdani, Gent Strazimiri,  shoqëruar nga protestues të tjerë, me veprime të dhunshme, tentuan dhe çanë me forcë kordonin e Policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit të vendosur në mbështetje të Policisë Bashkiake, duke hyrë brenda rrethimit të kantierit në ndërtim të “Këndit të Lojërave për Fëmijë”.

Pjesa tjetër e protestuesve që ishin jashtë këtij rrethimi, vazhduan me veprime të dhunshme ndaj kordonit të policisë Bashkiake dhe të Policisë së Shtetit, duke kërkuar të bashkoheshin me pjesën e protestuesve dhe deputetëve që ndodheshin brenda rrethimit.

Nga dhuna e ushtruar nga protestuesit në këtë proteste pa leje, u dëmtuan dhe u dërguan për mjekim në Spitalin Ushtarak tre punonjëse të policisë Bashkiake, të cilat aktualisht vazhdojnë të marrin trajtim mjeksor:

1.            L. S.

2.            S. A.

3.            D. K.

Në lidhje me veprimet e dhunshme ndaj  personave që ushtruan forcë dhe dhunë fizike, ndaj punonjësve të policisë bashkiake dhe të policisë Shtetit, nga specialistët e hetimit krimeve Komisariatit Nr 1 janë arrestuar në flagrancë 13 shtetas:

1.            Grigels Muçollari

2.            Indrit Hoxha

3.            Erjon  Dizdari

4.            Franci  Doka

5.            Gerald Metko

6.            Silvio Sheme

7.            Jurgen Kupi

8.            Soven Sheme

9.            Arlind Kajo

10.          Klejdi Kalaja

11.          Ndriçim Babasi

12.          Behar Hasa

13.          Tonin Kolthi

Personat janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Shkatërrimi i pronës”, “Kundërshtim i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga Nenet 262, 150, 235 dhe 274 të Kodit Penal.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Vizita e Ramës në SHBA, Basha: Kjo është kënga që do t'i këndojnë amerikanët
Veliaj: Protesta në park, 'gjurulldi' kundër reformës në drejtësi »
Article Logic
Execution time: 0.028033018112183
array(1) { ["section"]=> string(110) "kush-jane-13-protestuesit-e-arrestuar-dhe-9-deputetet-qe-perdoren-dhune-te-liqeni-policia-publikon-emrat-36254" }