Kush janë bizneset që kanë shtuar vendet e punës dhe kanë rritur pagat

Publikuar tek: ekonomi, më 10:24 15-12-2017 Kush janë bizneset që kanë shtuar vendet e punës dhe kanë rritur pagat

Pjesa më e madhe e sektorëve kanë raportuar rritje të numrit të punonjësve dhe të fondit të pagave në tremujorin e tretë të vitit 2017, sipas të dhënave të raportuara në statistikat afatshkurtra të INSTAT.

Aktivitetet me ecurinë më të mirë, që kanë shënuar rritjen më të lartë me bazë vjetore të fondit të pagave janë hotelet (+13.2%) dhe agjenci udhëtimi (+10%). Këto sektorë po nxiten nga rritja e ndjeshme e turistëve të huaj, numri i të cilëve për 9 mujorin ishte rreth 4.2 milionë persona, të cilët shpenzuan rreth 1.3 miliardë euro, ndërkohë që dhe agjencitë e udhëtimit kanë qenë të zën ame punë, pasi edhe daljet e shqiptarëve jashtë janë rritur.

Sektor tjetër me rritje është ndërtimi, që ka rritur fondin e pagave me 15.1%.

Më dobët po ecin tregtia, që ka ulir si numrin e punonjësve ashtu dhe fondin e pagave (përkatësisht 4.8 dhe 1.8%) dhe posta e telekomunikacionet, që ndonëse kanë shtuar lehtë të punësuarit me 1.2%, kanë ulur fondin e pagave me 4.8%.

Shërbimet

Në aktivitetin e tregtisë, Indeksi i numrit të të punësuarve u ul me 4,8 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Indeksi i fondit të pagave u ul 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në aktivitetin transport, magazinim dhe postar, i  cili përfshin transportin hekurudhor të mallrave, detar, ajror, magazinimin dhe aktivitetin postar, Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 6,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave u rrit  8,3 %, krahasuar me krahasuar me tremujorin e tretë 2016.

Në aktivitetin e hoteleve, Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 3,3 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016. Indeksi i fondit të pagave u rrit 13,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në aktivitetin informacion dhe komunikim, i cili përfshin aktivitetin e publikimit, telekomunikacionit si dhe shërbimet e teknologjisë së informacionit, Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 1,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rënie 4,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në aktivitete arkitekture dhe inxhinierike, i cili përfshin aktivitete arkitekturore dhe inxhinierike, aktivitete të kontrolleve dhe analizave teknike, Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 7 %, krahasuar me tremujorin e tretë 2016.  Indeksi i fondit të pagave u rrit 20,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në aktivitetin agjenci udhëtimi, Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 18,4 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave u rrit 10 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Industria

Në industri, Indeksi i numrit të të punësuarve u rrit 0,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në aktivitetin Energji elektrike, gaz, avull, Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 4,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 35,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në aktivitetin Furnizimi me ujë, trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve, Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 7,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 12,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në ndërtim, Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 2,2 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 15,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.monitor

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.511962890625
array(1) { ["section"]=> string(77) "kush-jane-bizneset-qe-kane-shtuar-vendet-e-punes-dhe-kane-rritur-pagat-103157" }