Kush janë deputetët që hynë me vezë në Kuvend (FOTO)

Publikuar tek: politike, më 11:36 25-02-2016 Kush janë deputetët që hynë me vezë në Kuvend (FOTO) Elmazi dhe Qirici

Një skenar të parapërgatitur ka patur sot Partia Demokratike për të bllokuar punimet e Kuvendit. E lajmëruar ditë më parë, kur demokratët bojkotuan mbledhjet e komisioneve, por sot ata kanë dashur t’i bllokojnë punimet e seancës plenare në formë demostrative: duke përdorur vezë.

Pas kontrolleve të imtësishme në hyrje të godinës, tre prej deputeteve iu gjetën vezë, të cilat mendohet se do t’I përdornin për të gjuajtur në sallë, por nuk dihet se kë.

Deputetëve të cilëve iu gjetën vezë janë Eleina Qirici, Liljana Elmazi dhe Bedri Hoxha, të paktën sipas burimeve nga brenda Kuvendit.

Por një gjë e tillë është mohuar nga deputetja Elmazi, e cila ka dalë me portofolin e saj në dorë jashtë Kuvendit ku ka komentuar situatën.

“Në këtë portofol nuk ka pasur asgjë, vetëm disa qindarka. Mbeta e shokuar dhe u nervozova. Juve ju kemi miq dhe drejtorët tuaj. Gjeta filmimet e portofolit tim. Ky portofol nuk kishte vezë. Unë nuk vij nga rruga, profesore për 24 vjet. Ndoshta Garda bëri një gabim që u futi brenda, u panë kamerat, nuk kishte vezë. Asnjë deputet nuk kishte vezë.”, tha Elmazi për News24.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Frikë për skenar në Kuvendin e Shqipërisë: Skanohen çantat, palltot... Deputetët e djathtë kapen me vezë
Berisha do dorëzojë mandatin si deputet në Kuvend? “Këtu është bërë e padurueshme” »
Article Logic
Execution time: 0.021523952484131
array(1) { ["section"]=> string(56) "kush-jane-deputetet-qe-hyne-me-veze-ne-kuvend-foto-33495" }