Kush janë kandidatët që do të garojnë për Tiranën: Karriera e tyre politike dhe administrative

Publikuar tek: politike, më 18:28 16-04-2015 Kush janë kandidatët që do të garojnë për Tiranën: Karriera e tyre politike dhe administrative

Tashmë janë bërë zyrtarë kandidatët e dy koalicioneve dhe ata të pavarur që do të garojnë për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Erion Veliaj nga PS, Halim Kosova i PD-së dhe Gjergj Bojaxhi i pavarur do të luftojnë për tu ngjitur në krye të Bashkisë më të madhe të vendit.

Ndryshe nga PD, e cila në një mënyrë entuziaste dhe të hapur për publikun në qendër të Tiranës ka prezantuar kandidatin Kosova, kryeministri Rama ka bërë thjesht një prononcim të shkurtër dhe jo shume euforik për Erion Veliajn.

Tre profilie pothuajse të ndryshme do të dalin përpara qytetarëve kryeqytetas të cilët ndryshe nga zgjedhjet e tjera kanë mundësi përzgjedhjeje për bashkinë e tyre. Sazan Guri dhe Arben Tafaj janë shpallur gjithashtu si kandidat për Tiranën. Tafaj në rast se mbledh firmat e nevojshem do të garojë si pavarur në zgjedhje, ndërsa Guri do të garojë nën siglën e partisë Aleanca Ekologjike Europiane.

Profil: Halim Kosova

Halim Kosova është një prej mjekëve më të njohur në kryeqytet. Kosova për shumë vite ka punuar si mjek obstetër-gjinekolog në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë, institucion të cilin e ka drejtuar për një kohë të gjatë. Ndonëse i është besuar nga PD Bashkia më e madhe e vendit, karriera politike e Kosovës brenda PD-së është shumë e re.

Më 3 prill të vitit 2013, Halim Kosova emërohet nga ish-kryeministri Sali Berisha si ministër i Shëndetësisë në kabinetin e tij, detyrë të cilën e mban deri në 13 shtator po të këtij viti, kur në pushtet erdhi mazhoranca e majtë.

Kosova është zgjedhur për herë të parë deputet nën siglën e PD-së në zgjedhjet e fundit të përgjithshme në vitin 2013, në qarkun e Tiranës, tashmë atij i duhet të dorëzoj këtë post në mënyrë që të bëhet pjesë garës elektorale për zgjedhjet lokale të 21 qershorit.

Profil: Erion Veliaj

Erion Veliaj është një prej personazheve më të komentuar në politikën shqiptare të viteve të fundit. Veliaj hyri në jetën aktive publike në fillim të viteve 2000 si anëtar i shoqërisë civile, për të themeluar në 2003-shin, lëvizjen “Mjaft”, një organizatë e cila pati një ndikim të konsiderueshëm tek shoqëria civile, por edhe në politikë. Veliaj u tërhoq nga drejtimi i “Mjaft” në vitin 2007, për tu angazhuar plotësisht në jetën politikë. Në zgjedhjet e vitit 2009, Veliaj do të garonte për tu bërë pjese e Kuvendit me partinë e themeluar prej tij, “G99”, por rezultati përfundimtar ishte zhgënjyes. Në vitin 2011, Veliaj iu bashkua kryesisë së Partisë Socialiste si Sekretar për Rininë dhe Emigracionin, ndërsa në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013, ai u zgjodh për herë të parë deputet në Qarkun e Gjirokastrës.

I njohur si një person i afërt i kryeministrit Edi Rama, Veliaj u përzgjodh prej tij si ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, post të cilin pritet ta dorëzoj për t’i hyrë garës për Bashkinë e Tiranës.

Profil: Gjergj Bojaxhi

Gjergj Bojaxhi do të jetë kandidati i pavarur për Tiranën, i cili do të tentojë të thyej një prej tabuve në skenën politike, për të fituar pa mbështëtjen e ndonjë parite politike Bashkinë më të madhe të vendit. Angazhimet profesionale të Bojaxhi nisin në fund të viteve 1990, kur në vitin 1999 gjatë Luftës në Kosovë ka qenë koordinator i asistencës në Ambasadën Britanike.

Bojaxhi u angazhua në politikën shqiptare fillimisht në vitin 2005 si anëtar i KOP-it (Komiteti i Politikave Drejtuese), me Partinë Demokratike, për tu emëruar më pas në pozicionin e zëvendësministrit të Ekonomisë në qeverinë e parë “Berisha”, post të cilin e mbajti deri në vitin 2007. Në të njejtin vit, Gjergj Bojaxhi emërohet drejtor i KESH deri në vitin 2009. Ndryshe nga dy kandidatët e mësipërm, Bojaxhi është i vetmi me një eksperiencë në pushtetin vendor, përkatësisht në Bashkinë e Tiranës. Bojaxhi ka qenë anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës në vitet 2007-2011.

Më 30 mars 2015, Gjergj Bojaxhi zyrtarizoi kandidaturën e tij si kandidat i pavarur për Bashkinë e Tiranës.

Lexo edhe:

Erion Veliaj zyrtarizohet si kandidati i PS për Tiranën

Basha prezanton Halim Kosovën për Tiranën: Zgjodhëm një mjek, jo një politikan

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rama nga Vlora prezanton nesër kandidatët për zgjedhjet lokale
PD zyrtarizon Voltana Ademin për Shkodrën »
Article Logic
Execution time: 0.094081878662109
array(1) { ["section"]=> string(98) "kush-jane-kandidatet-qe-do-te-garojne-per-tiranen-karriera-e-tyre-politike-dhe-administrative-8924" }