Kush janë personazhet e njohur publikë që po i bashkohen nismës së pastrimit (FOTO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:17 04-09-2015 Kush janë personazhet e njohur publikë që po i bashkohen nismës së pastrimit (FOTO) Alisa Ndoci

Sot është pastrimi qytetar “Luftë zhulit”, nismë e marë nga Bashkia e Tiranës. Krahas qytetarëve të thjeshtë që e duan qytetin e tyre, nismës i janë bashkuar edhe personazhe të njohur nga jeta publike.

Alisa Ndoci, bashkëshortja e Frederik Ndocit është një nga këta personazhe që mori pjesë në pastrimin e qytetit.

“Në kuadër të nismës për pastrimin e qytetit, cdo gjë shkëlqen si kurrë më parë edhe pse në maje të takave hahahaaaa”, shkruan Alisa Ndoci. Ndërkaq, pjesë e këtij aksioni janë bërë edhe politikanët.

Sadri Abazi , deputeti i PS shfaqet mes një grumbulli plehrash, ndërsa së bashku me një grup vullnetarësh gjenden aty për ta pastruar.

Edhe avokat Idajet Beqiri nuk i ka thënë “Jo “ aksionit të Bashkisë për një Tiranë të pastër. Aksioni do të vazhdojë gjatë gjithë ditës dhe me siguri, të tjera fytyra publike do shfaqen në terren për luftën kundër zhulit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.15476202964783
array(1) { ["section"]=> string(87) "kush-jane-personazhet-e-njohur-publike-qe-po-i-bashkohen-nismes-se-pastrimit-foto-19951" }