‘’Kush ka vajza botën ka’’, zbuloni VIP-at që u kanë dedikuar të dielën bijave të tyre…(FOTOT)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 08:02 25-07-2016 ‘’Kush ka vajza botën ka’’, zbuloni VIP-at që u kanë dedikuar të dielën bijave të tyre…(FOTOT)

‘’Kush ka vajza botën ka’’, thotë në një këngë të sajën Irma Libohova. Dhe duhet thënë, na besoni, se janë vërtet ‘’sherbet për bakllava’’.

Fatin që të kenë vajza e kanë personazhe të njohur të jetës publike në Shqipëri. Dje, më shumë se çdo ditë, të gjithë ata kanë menduar për bijat e tyre të bukura, duke u bërë dedikime mbresëlënëse. Kuptohet, shoqëruar me foto nga momentet kaluar me to. Ilva Tare dhe Sonila Meço, të dyja gazetare, Alban Skënderaj këngëtar dhe Dritan Hila, ish-zv.ministër dhe njëkohësisht bashkëshort i gazetares Rudina Xhunga, janë disa nga personazhet në foto. Ata sjellin momente vërtet të veçanta, ku duhet thënë që nxjerrin temperamentin e jashtëzakonshëm të pasardhëseve.

Ja çfarë shkruajnë ata:

Ilva Tare-Gazetare: Në telefon, ku ta ketë mësuar? Ëngjëlli i vogël Melody, dashuria e jetës sime

Sonila Meço-Gazetare: Kur Amaris thotë: 'Të dua deri matanë planeteve Sonka. Dhe unë që mbushem me pafundësi paskëndaj.

Alban Skenderaj-Këngëtar: Dhe kur Dielli perendon ti vazhdon ndriçon netet e mia

Dritan Hila-ish.zv.ministër: Ime bijë i ka hipur kalit dhe nuk i zbret, megjithse ka gjysmë ore që edhe të tjerë duan t’i hipin dhe unë si shoqëri civile i rekomandoj rotacionin

ilvatarevajza.jpg

Ilva Tare me vajzën

sonilamecovajzaoki.jpg

Sonila Meço me vajzën

albanskenderajvajza.jpg

Alban Skënderaj me vajzën

 dritanhilavajzaok.jpg

Vajza e Rudina Xhungës dhe Dritan Hilës

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023303031921387
array(1) { ["section"]=> string(93) "kush-ka-vajza-boten-ka-zbuloni-vip-at-qe-u-kane-dedikuar-te-dielen-bijave-te-tyre-fotot-47625" }