“Kush kërkon t’i mbyllë gojën Alida Hiskut?”

Publikuar tek: kulture-art, më 20:45 30-10-2015 “Kush kërkon t’i mbyllë gojën Alida Hiskut?”

Deklarata tronditëse dhe e guximshme e këngëtares Alida Hisku ka bërë që shumë personazhe publik të dalin në mbrojtje të saj ndonëse ka patur edhe nga ata që janë shprehur se deklaratat e Hiskut për abuzim seksual në periudhën e diktaturës, janë të pavërteta.

Historiania Dr. Sonila Boci Pepivani, i ka dalë në krah këngëtares, ja çfarë shkruan ajo:

“Intervista e guximshme e këngëtares Alida Hisku më tronditi, por, si historiane, u ndjeva mirë që më në fund viktimat filluan të flasin hapur edhe për të tilla ngjarje. Unë besoj sinqerisht se e kaluara, sado e dhimbshme të jetë, duhet përballur me guxim, dinjitet, pa mllefe, por me drejtësi. Vetëm kështu mund të ecim përpara, pa e kthyer kokën pas, në të kundërtën do të vazhdojmë të jemi peng i burgjeve të së kaluarës.

Ndjehem keq që guximin e Alidës për të thënë hapur historinë e saj, disa e kanë kthyer në çështje të mbrojtjes së moralit të grave të burgosura, duke thënë me siguri të çuditshme që gratë nuk qenkan përdhunuar nëpër burgje e dhoma paraburgimi. Pas kaq vitesh në arkiva, them me bindje se përdhunimi nuk ishte mjet torture dhe ishte fenomen shumë i rrallë. Por kjo nuk do të thotë që nuk ka ndodhur në asnjë rast. Që raste të tilla duhet të kenë ngjarë, në mënyrë të tërthortë edhe dokumentet e MPB e tregojnë, pasi në gusht 1966 del një urdhër sipas të cilin hetuesia e femrave do të bëhej në prezencë të disa hetuesve.

Nuk do të lejohej që hetuesi t’i merrte i vetëm në pyetje. Duket se ky urdhër nuk është zbatuar me rigorozitet, pasi më 1975, ripërsëritet duke kërcënuar që shkelja e këtij urdhri do të shoqërohej me masa të ashpra administrative. Unë nuk arrij të kuptoj në emër të cilit moral kërkohet ende të heshtet për këto ngjarje dhe çfarë i fyen këta burra në pranimin e një fenomeni të tillë. Edhe nëse rasti i Alidës të ketë qenë fare i izoluar, viktima ka të drejtë të kërkojë drejtësi”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Këpucët 100 vjeçare të një vogëlushi nga Korça në Muzeun e Emigrantëve në SHBA (Foto)
Dy 17 vjeçarë hartojnë teoremën matematikore që mund të zbërthejë misteret e universit »
Article Logic
Execution time: 0.32864093780518
array(1) { ["section"]=> string(47) "kush-kerkon-t-i-mbylle-gojen-alida-hiskut-24341" }