Kush po e shkatërron policinë? Pse duhet njësia speciale për kapjen e të fortëve

Publikuar tek: analiza-komente, më 12:05 06-08-2019 Kush po e shkatërron policinë? Pse duhet njësia speciale për kapjen e të fortëve

Nga Anila Hoxha

Ideja dhe premtimi për të ngritur një njësi super speciale që do të arrestojë të fortët e rrugëve dhe lagjeve më gëzoi tej mase. Mendova "hajt për hajër". Por thashë me vete po bëj nja dy kërkime. Fillimisht në google del ligji shqiptar për forcat speciale / RENEA dhe të Nderhyrjes së shpejtë, të cilat ekzistojnë, por që një pjesë e tyre janë katandisur prej vitesh nga një shfytëzim i tillë që nga ngritja e makinetave vite më parë, e deri tek ngritja në krahë e çadrave të plazhit .

FNSH boll po shfytëzohet per c’të mundet, sikurse edhe forcave të rendit që shikon nga qielli se mos ndonjeri ndërron pllakat e banjes pa leje apo vendos cadër pa leje; të shpresojmë se një ditë me këto fushata policore për të cilat asnjë drejtues nuk reagon do ta thërrasim policinë t'na hekurosë rrobat . Rroftë policia që duam.

Po le të merremi me repartin "RENEA" dhe kompetencat që ligji ja ka dhënë dhe që jo me kot konsiderohet si struktura më elitare për kapjen e të fortëve. Forcat speciale që ekzistojnë prej vitesh ligji na thotë se kryejnë këto detyra:

  1. kryejne operacione të shkallës së lartë të vështirësisë për arrestimin e individeve dhe grupeve kriminale

2.kryejnë operacione për shoqërimin e personave shumë të rrezikshëm.

3 kryejne operacione për shpëtimin e pengjeve... e të tjera.

Pa as më të voglin dyshim jam pro kapjes së të fortëve të çdo lloji përsa kohë ata shkelin ligji. Pra, jam pro edhe për super specialet. Por përse kjo strukturë, kur policia ka forca speciale dhe reparte elitare; kemi agjentë krimesh, drejtori të hetimit të krimeve të rënda, grupe operacionale speciale, agjentë të infiltruar. A është kryer ndonjë studim i mirfilltë që të analizojë shkaqet apo të lërë të nënkuptohet se këto reparte kanë dështuar? A ka një propozim të tillë në letër nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë? Në varësi të cilit departament do jetë kjo njësi super speciale ? Sa është numri i tyre, çfarë aftësish ndryshe kanë nga "RENEA" dhe nga "FNSH" dhe çdo polic që bën pjesë në organizatën e policisë?

Ajo që dihet jo zyrtarisht është se pak ditë më parë gati 40 ish ushtarakë u trajnuan dhe u certifikuan nga RENEA si të aftë për të arrestuar të fortet e lagjeve. Ata kanë kaluar tashmë në pritje të "urdhërit " në Policinë e Shtetit. Por a nuk duhet që të kujtojmë se vite më parë u morën ushtarë dhe u stërvitën për të qenë pjesë e RENEA-s , por që u dështua me sukses. Ku janë strategët e policisë, pse heshtin? Pse nuk tregojnë që kjo formulë nuk eci. A nuk duhet të mbahet parasysh se qysh në përgatitjen fillestare të një ushtraku dhe një polici ka disa ndryshime:

  1. Komando përgatitet për të vrarë
  2. Polici përgatitet për të parandaluar
  3. Komando nuk është trupë që komunikon me qytetarin

2 . Polici ndërvepron me qytetarin

  1. Komando stervitet me automatik
  2. Polici armë të tijën ka pistoletën

Dhe shumë të tjera.

Suksese specialeve të rinj. Uroj që ndonjërit prej jush mos t’i ndodhë që të numërojë monedhat në bankë për të plotësuar këstin e kredisë, përpara se të niset në ndonjë operacion të rrezikshëm. Uroj që kur të mbushni moshën 55 vjeç mos të dalë ndonjë akt nënligjor se ju duhet të dilni në pension të parakohshëm, siç po propozohet për policët aktuale. Por mbi të gjitha, ruani jetën! EKSPERIMENTET do vazhdojnë që nga dita e parë që vishni uniformën e policit. QOFSHIN PA DEME!!!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070610046386719
array(1) { ["section"]=> string(86) "kush-po-e-shkaterron-policine-pse-duhet-njesia-speciale-per-kapjen-e-te-forteve-174490" }