"Kush të vrau Marvin?"

Publikuar tek: fcb-bomb, më 14:36 03-08-2017

Një shënim prekës ky i blogerit të njohur Olti Curri për Marvin Mihalin, 22 vjeçari që u masakrua me thikë nga 4 të rinj në mes të Tiranës për një karikues celulari.

 KOMENTI I PLOTË:

"Kush te vrau Marvin?"

Marvi te qofte dheu i lehte, nuk ke kohe per broçkulla se toka eshte ende e lagur nga lotet e prinderve te tu, por per ty i ka dhembur ne shpirt gjithe Shqiperise.
Ty nuk te ka vrare vetem Eugeni me tre frikacaket e tij se burrat trimerine e bejne tek per tek jo kater perballe njerit, ai nguli thiken por doren ja shtyne te tjere.
Ja shtyu kafsheria qe kemi tradite si popull ku prinderit zhytur ne injorance kujtojne se edukojne femijet per jeten duke i vene ne seder me fjale : keshtu bejne burrat? Burrat nuk qajne. Rri me burrat. Ty te ka baba burre. Nderkohe qe jane thjesht femije te seksit mashkull, si te gjithe, zemërbute, agresive, endrrimtare, frikacake, egoiste, delikate, te vrazhde, idiote ose gjeni. Por jetojne me presionin qe te jemi burra, ndaj jane mbushur rruget me 20 vjeçare qe vishen jetojne mendojne sillen si 70 vjeçare.
Ne shume zona te Shqiperise baballare dhe gjysher mburren me nipat qe marrin thiken therin dhe rrjepin kafshet, madje disa prej tyre sapo kane mbushur 6 vjeç.
Prinderit kujtojne se i bejne gati per xhunglen e jetes por xhungla shqiptare eshte mbushur me lepuj me lekure luani.
Marvi si mund te iki jeta per nje telefon, telefoni ne moshe tuaj sherben per dashuriçka dhe biseda e foto me miq.
Por ku ta dini ju kete, sepse mediat ju bombardojne me klipe imazhe foto personazhesh te njohur me pistoleta, kokaine, makina, me grupe djemsh gjoja gangsterra. Ku ta dini ju se ata qe degjojne Alban Skenderajn jetojne me gjate dhe me te qete se ata qe degjojne Noizyn se i pari i kendon dashurise kurse i dyti armeve, kilogrameve, makinave, dherreve, me pak fjale jete e rende ! Marvi fali moshataret e tu, ata nuk e dine qe televizioni dhe klipet nuk eshte te vertete dhe qe Tupac ne fund fare e hengri dhe sot jeten e bukur po e ben Jay Z.
Si mund te vepronin ndryshe vrasesit e tu Marvi, kur po rriten ne nje vend ku per te fortin mafjozin dhe te korruptuarin flitet me adhurim! Kur moshataret e tu mburren me sa te forte kane ne lagje apo pallat, madje kategorizimi behet me numer vrasjesh.
Marvi ne ate thike qe te mori jeten, eshte edhe dora e politikes se ndyre, asaj politike qe parlamentin e ka kthyer ne nje lokal tallavaje ku sherri plas cdo dy kenge. Politika e ndyre ku qeveritaret rrine si qen te lagut para te forteve, krimineleve dhe bizneseve te piste sepse prej tyre erdhen ne pushtet, duke vjedhur kercenuar dhe rrembyer vota.
Kur te paret e vendit bejne si garipa ça pret per ne Marvi i dashur? Ne vendin tend mund te ishim te gjithe, madje askush nuk na siguron se ti je i fundit.
Te gjithe te kemi vrare nga pak Marvi dhe te gjithe po vuajme nga pak denimin duke jetuar ne nje vend si ky...

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.021560907363892
array(1) { ["section"]=> string(25) "kush-te-vrau-marvin-88159" }