Kush u godit nga denoncimet e Ndocajt, deputeti i kthyer në të “urryerin” e Lezhës

Publikuar tek: politike, më 20:13 08-02-2016 Kush u godit nga denoncimet e Ndocajt, deputeti i kthyer në të “urryerin” e Lezhës

Shumë ironi dhe hilaritet ka shkaktuar Eduart Ndocaj që prej kohës kur u zgjodh deputeti i Kuvendit të Shqipërisë. “Kaubojsi” ka qenë mjaft aktiv në rrjetet sociale dhe në media ku ka bërë denoncime nga më të ndryshmet. Fillimisht atyre nuk u është kushtuar shumë rëndësi, por mesa duket impakti në Lezhë ka qenë i madh.

Ndocaj ka akuzuar vëllain e ish-deputetit Arben Ndoka dhe prefektin e Lezhës Altin Jakun, si personat që e kanë kërcënuar me jetë. Për këto ngjarje, deputeti socialist ka vënë në dijeni zyrtarët më të lartë të vendit dhe përfaqësitë e huaja diplomatike në vend.

Por cilat janë disa nga denoncimet e Ndocajt që e kanë kthyer atë në të “urryerin” e Lezhës? Problematika të ndryshme, madje edhe ato që vazhdojnë të jenë tabu për median dhe politikën në vend siç është edhe gjëndja në minierat e Bulqizës dhe koncensionet e dhëna për to.

Vitin e kaluar Ndocaj denoncoi gjëndjen në spitalin e qytetit, të cilën ai e konsideroi skandaloze si dhe gjëndjen e mjerueshme të banorëve të ish-Kampit të Burgosëve të Torovicës.

Vitin 2016 e nisi me denoncimin e skandalit të KMCAP në Drejtorinë Rajonale të Mirëqënies Sociale në Lezhë, më pas akuzat për Konsullatën e Milanos dhe pretendimet se makina diplomatike shqiptare përdorej për trafik droge.

Gjatë një vizite në hidrovorin e Lezhës, Ndocaj konstatoi se mungonte energjia elektrike dhe gjendja ishte e rënduar. Ai akuzoi autoritetet lokale dhe ato qëndrore për mos marrjen e masave për të shmangur përmbytjet në Lezhë.

Gjëndja e minierave të Bulqizës, koncesionet e dhëna për to, si dhe kushtet mjerane të punëtorëve që punojnë aty është një tjetër denoncim i Ndocajt.

Por ato që kanë shkaktuar shumë zhurmë ditët e fundit kanë qenë fotot skandaloze të publikuara nga materniteti i Lezhës dhe zgjedhjet që po kryen në forumet e PS-së në këtë qytet.

Për të gjitha këto denoncime të sipër përmendura askush nuk ka reaguar në mënyrë zyrtare, qoftë edhe për t’i mohuar ato. Por një gjë është e sigurtë, se me publikimin e tyre Ndocaj ka krijuar jo pak armiq.

Kryeministri Edi Rama, ministri i Financave Shkëlqim Cani, ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, deputetët Koço Kokëdhima dhe Ben Blushi janë disa nga zyrtarët e lartë që kanë qenë në fokus të kritikave të Ndocajt. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Meta me eurodeputetët: Reforma në drejtësi jo e nevojshme, por e domosdoshme
Fleckenstein: Gara Rama-Blushi, i takon Kongresit të vendosë »
Article Logic
Execution time: 0.021706819534302
array(1) { ["section"]=> string(85) "kush-u-godit-nga-denoncimet-e-ndocajt-deputeti-i-kthyer-ne-te-urryerin-e-lezhes-32074" }