Kushte të reja për mjetet e transportit kombëtar dhe ndërkombëtar

Publikuar tek: ekonomi, më 16:11 20-07-2016 Kushte të reja për mjetet e transportit kombëtar dhe ndërkombëtar

Ministria e Transportit ka përcaktuar rregulla të reja përsa i përket transportit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Sipas udhëzimit të ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, publikuar një ditë më parë në fletoren zyrtare mjetet motorike të transportit rrugor të udhëtarëve, janë të detyruar të kryejnë në kohë dhe me rezultat pozitiv kontrollin teknik të detyrueshëm, periodik dhe vjetor.

Mjetet duhet të përmbushin kushtet e nevojshme shtesë në lidhje me sigurinë dhe komoditetin gjatë udhëtimit. Sipas udhëzimit të ri këto mjete duhet të kenë të instaluara kompletin e pajisjeve për situata emergjente (fikse zjarri, çekiç për thyerje xhamash etj.) sipas manualit të prodhuesit.

Mjetet e transportit publik qytetas e ndërqytetas do të kalojnë dy herë për kolaudim.

Ministria e Transportit ka vendosur që përveç kontrollit teknik të mjeteve, që është i detyrueshëm çdo vit, mjetet e transportit taksi, furgonët dhe autobusët do të kryejnë dy herë në vit kontrollin teknik periodik, por edhe kontrollin për sigurinë e udhëtarëve dhe pastërtinë e mjetit.

Sipas udhëzimit nga ministri, mjetet motorike të transportit rrugor të udhëtarëve janë të detyruara të kryejnë në kohë dhe me rezultat pozitiv kontrollin teknik, periodik dhe vjetor, në përputhje me udhëzimin nr. 2, datë 11.3.2010, “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, të ndryshuar”.

Autobusët, të cilët kryejnë transportin e udhëtarëve në linjat qytetëse, rrethqytetëse, ndërqytetëse, linjat e transportit ndërkombëtar dhe shërbimet e transportit të rastit/turistik të udhëtarëve, (ndërkombëtar dhe brenda vendit), duhet përveç derës së drejtuesit të autobusit të kenë minimalisht dy dyer, përfshirë daljen e emergjencës.

Autobusët që kryejnë shërbimet e transportit të rastit/turistik, ndërkombëtar dhe brenda vendit, duhet të kenë një tabelë në pjesën e sipërme të xhamit të përparmë (në krahun e djathtë të drejtuesit të mjetit), në të cilën, me shkronja kapitale të shkruhet “Shërbime të rastit,” ku lloji i germës të jetë Impact me lartësi shkrimi 9 cm. Tabela do të jenë me sfond të verdhë, shkrim të zi dhe dimensione 50 x 25 cm.

Ky udhëzim do të hyjë në fuqi 12 muaj pas miratimit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028079032897949
array(1) { ["section"]=> string(71) "kushte-te-reja-per-mjetet-e-transportit-kombetar-dhe-nderkombetar-47199" }