Kushtetuesja rrëzon përkohësisht supergjobat e qeverisë për biznesin

Publikuar tek: politike, më 09:38 24-12-2015 Kushtetuesja rrëzon përkohësisht supergjobat e qeverisë për biznesin

Gjykata Kushtetuese vendos pezullimin e përkohshëm të gjobave në miliona lekë ndaj biznesit, deri në marrjen e një vendimi final në 15 janar.

Gjykata Kushtetuese ka pezulluar zbatimin e ligjit  nr.99/2015 ‘’Për disa ndryshime në ligjin 9920 datë 19.05.2008 Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar’’.

Biznesmenët kanë kërkuar kundërshtimin dhe mosmiratimin e gjobave të reja të votuara në Kuvend me propozim të qeverisë. Tregtarët kanë kundërshtuar edhe gjobat mararmendëse 500 mijë lekë për biznesin e vogël dhe 10 milionë lekë për biznesin e madh.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035279035568237
array(1) { ["section"]=> string(74) "kushtetuesja-rrezon-perkohesisht-supergjobat-e-qeverise-per-biznesin-28456" }