Kushtetuesja rrëzon tregtarët, kërkuan heqjen e taksave vendore

Publikuar tek: ekonomi, më 15:13 06-10-2016 Kushtetuesja rrëzon tregtarët, kërkuan heqjen e taksave vendore

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Shoqatës së Tregtarëve për pezullimin e ligjit për taksat vendore.

Gjykata ka konkluduar se pretendimet kushtetuese të Shoqatës së tregtarëve se taksat vendore ishin shumë të larta dhe po falimentonin bizneset nuk qëndrojnë.

Pasi ka shqyrtuar kërkesën e Shoqatës së Mbrojtjes së Tregtarëve dhe të Tregut për pezullimin e ligjit për taksat vendore me argumentin se ai është antikushtetues dhe ka dëmtuar bizneset, ka vendosur që ta rrëzojë atë, raporton ‘Monitor’.

Pak muaj më parë, Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe të Tregut i kërkoi Gjykatës Kushtetuese që të pranojë për shqyrtim çështjen me objekt: “Shfuqizimi i ligjit nr.142/2015 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006 Për Sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar, si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Pezullimin e zbatimit të ligjit deri në hyrjen në fuqi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

Përfaqësuesit juridik të Kuvendit, Kryeministrisë dhe avokaturës së shtetit argumentuan se nuk ka asnjë shkelje kushtetute, ndërsa pezullimi do të cënonte sigurinë buxhetorë dhe të ardhurat. Sipas tyre nuk ka dëm real apo potencial nga zbatimi i këtij ligji dhe ai mbështetet nga buxheti i shtetit.

Kryetari i Shoqatës së Tregtarëve, Nikolaq Neranxi ka pohuar se janë mbyllur shumë biznese ndaj duhen shfuqizuar taksat vendore, të cilat u rritën ndjeshëm, pasi situata është e vështirë.

Në fillim të seancës gjykata shqyrtoi edhe kërkesën e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë për t’u tërhequr nga çështja, kërkesë që u pranua.

Në janar të këtij viti Bashkia rriti ndjeshëm taksat vendore, ku u 10 fishua ajo e zënies së hapësirës dhe u dyfishua taksa e pastrimit, ndërkohë që u vendos dhe një taksë e re ajo e infrastrukturës arsimore. Ndonëse Bashkia u tërhoq për taksën e zënies së hapësirës, tarifate tjera mbetën të larta.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.065462112426758
array(1) { ["section"]=> string(68) "kushtetuesja-rrezon-tregtaret-kerkuan-heqjen-e-taksave-vendore-55273" }