Kuvend, ja se ku i kanë duart krerët e qeverisë, dhe kryetari i Kuvendit

Publikuar tek: fcb-bomb, më 19:14 05-03-2015 Kuvend, ja se ku i kanë duart krerët e qeverisë, dhe kryetari i Kuvendit Foto nga podiumi kryesor ne Kuvend (Hamza Hatika)

Parlamenti sot ishte në një situatë të tensionuar, por fotografëve nuk u kanë shpëtuar detaje të sotme për zyrtarët, duke i kapur në situata jo shumë të këndshme.

Ja si në këtë foto, ku duart e kryetarit të Kuvendit, kryeministrit dhe zëvendëskryeministrit, në fakt janë në fytyrë e në kokë, dhe jo aty ku duhet të jenë.
Edi Rama siç e ka zakon, është duke kapur kokën, një veprim që e bën kur është nën stres siç thonë njerëzit afër tij.

Ilir Meta, e ka gishtin në faqe, duket se është duke folur me dikë tjetër që nuk duket në foto. Vetëm zv.kryeministri Niko Peleshi, është duke dëgjuar me kërshëri atë që thotë Berisha në sallë. Gishtin tregues e ka drejt me hundën e tij, por sërish i vëmendshëm.

Epo, situata sot në kuvend, ka qenë vërtet e sikletshme për të gjithë. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.20189809799194
array(1) { ["section"]=> string(75) "kuvend-ja-se-ku-i-kane-duart-kreret-e-qeverise-dhe-kryetari-i-kuvendit-5066" }