KUVEND/ Nuk futet në rend dite hetimi ndërkombëtar për aferën CEZ-DIA

Publikuar tek: politike, më 09:47 01-10-2015 KUVEND/ Nuk futet në rend dite hetimi ndërkombëtar për aferën CEZ-DIA

Sot Kuvendi i Shqipërisë ka seancë plenare, por në rendin e ditës nuk është futur diskutimi për një hetim ndërkombëtar për aferën CEZ-DIA.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve. Kërkesa për t'u futur në rend dite është bërë nga deputetët e opozitës.

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka kërkuar një hetim ndërkombëtar për çështjen, ndërkohë që kryeministri Edi Rama e ka bërë të qartë dje nga New York-u, se çështja e CEZ-it për qeverinë shqiptare është një kapitull i mbyllur.

 

Dhe ja rendi i ditës për seancën e sotme

1.Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 23.09.2015 (neni 44, pika 2 Rregullore)

2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3, Rregullore)

 

 Vijojnë shqyrtimin në komisionet parlamentare këto projektligje:

- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10.296, datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”

- Projektligji “Për Urdhrin Profesional të Mjekut Veterinar”

- Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 97/2015 “Për mediat audiovizive në RSH”

- Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Autoritetit të

Komunikimeve Elektronike dhe Postare”

3. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10.416, datë 7.4.2011 “Për materialin

mbjellës dhe shumëzues bimor” të ndryshuar”” (nenet 73-77 Rregullore).

Pyetje

Shprehet komisioni përgjegjës për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Relatori

Diskutime

(Shprehen grupet parlamentare):

Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

Bankës për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për asistencën teknike për projektin “Punime

infrastrukturore komunale në zonën e Alpeve Shqiptare” (asistencë teknike në kuadër të investimeve

në Ballkanin Perëndimor)” (nenet 73-77 Rregullore).

Pyetje

Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat

Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat

e Njeriut

Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme

Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin

Relatori

Diskutime

 6. Për votim: Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.2.2001 “Kodi

Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 83, Kushtetutë)

 7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore)

Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.

Shërbimi i Seancës Plenare

(Shprehen grupet parlamentare):

Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Pse i trembet Rama hetimit nëdërkombëtar për aferën 600 milion euro? “, Basha për “CEZ”
"Më shumë kuadro na hëngri gopi se topi”, Dylgjeri për videon intime të Priftit: I njoh të dy. Dhe ja se ç'thotë »
Article Logic
Execution time: 0.020580053329468
array(1) { ["section"]=> string(74) "kuvend-nuk-futet-ne-rend-dite-hetimi-nderkombetar-per-aferen-cez-dia-22076" }