Kuvendi mbyll sesionin me ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore

Publikuar tek: politike, më 20:47 21-12-2015 Kuvendi mbyll sesionin me ngritjen e komisionit të reformës zgjedhore

Kuvendi mbylli mbrëmjen e së hënës punimet e sesionit parlamentar me ngritjen e komisionit për reformën zgjedhore. Me unanimitet deputetët e të dyja palëve vendosën t’i hapin rrugë reformës së ardhshme zgjedhore për zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR, të përfshira në raportet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 2013-s dhe atyre vendore të 2015-s.

Në seancën e sotme deputetët e maxhorancës dhe opozitës bashkuan votat dhe për një numër pr/ligjesh të parashikuara në rendin e dites. Kështu, me 108 vota Kuvendi miratoi ratifikimin e marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe asaj të Singaporit ‘për shërbimet ajrore”; me 111 vota u miratua ratifikimi i dokumentit ndryshues të marrëveshjes së huasë, ndërmjet qeverisë së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim Abu Dhabi, për financimin e projektit të Bulevardit Verior dhe të rehabilitimit të lumit të Tiranës”.

Me 113 vota deputetet miratuan ratifikimin e Konventës së KiE-së kundër trafikimit të organeve njerëzore, ndërsa me 107 vota u miratua marrëveshja me Hungarinë ‘për mbrojtjen shoqërore’. Pr/ligji “Për shërbimin e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimin” kaloi me 108 pro, ndersa ratifikimi i dokumenteve ndryshuese të marrëveshjes me qeverinë italiane për programin “Fuqizimi i Qendrës Traumatologjike Kombëtare të Tiranës”, u miratua me 107.

Konsensusi mes palëve gjatë votimit u prish me ligjin “Për lojrat e fatit në Republikën e Shqipërisë”, i cili kaloi me 68 vota pro, 22 kunder dhe 7 abstenime.

Ne fund, vetem me votat e maxhorances, Kuvendi miratoi dhe shqyrtimin me procedurë të përshpejtuar të disa ndryshimeve në ligjin “Për dekoratat dhe titujt e nderit”, i propozuar nga deputete te maxhorances.

(ATSH)

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Edi Rama: Politika në Shqipëri nuk është kurrë e mërzitshme
Debati në Kuvend: Deputeti që merret me shitje ndeshjesh dhe lojëra fati »
Article Logic
Execution time: 0.023852825164795
array(1) { ["section"]=> string(75) "kuvendi-mbyll-sesionin-me-ngritjen-e-komisionit-te-reformes-zgjedhore-28293" }