Kuvendi miraton ligjin “Për Rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, qytetarët kursejnë taksat

Publikuar tek: ekonomi, më 16:54 25-07-2016 Kuvendi miraton ligjin “Për Rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, qytetarët kursejnë taksat

Kuvendi miratoi sot ligjin “për rivlersimin e pasurive të paluajtshme”, i cili do t’ju lejojë individëve dhe personave fizikë të kryejnë një rivlerësim të vlerës së pronës së tyre.

 Ata do të paguajnë 2% taksë mbi çmimin e vlerësimit dhe do të kursejnë taksat në rast se do ta shesin pronën në të ardhmen. Për pronat nën pronësinë e bizneseve, taksa që do të duhet të paguhet për rivlerësim përcaktohet në masën 3% për qind.

Ligji, jep afat deri më 28 shkurt 2017 për kryerjen e procedurave të rivlerësimit.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj argumentoi se ky është një ligj i rivlerësimit të pasurive, i cili ofron një mundësi të kufizuar në kohë, për të lehtësuar një barrë të mundshme fiskale në të ardhmen për të gjithë ata që vlera e pasurive të tyre të paluajtshme ka akoma vlerën historike dhe ka nevojë të rivlerësohet në vlerën e tregut.

Ky projektligj pritet të ketë efekte financiare në të ardhurat e buxhetit të shtetit për vitin buxhetor 2016, të cilat nuk janë saktësisht të matshme për vetë faktin se procesi i rivlerësimit të pasurisë dhe taksimi i tij me 1% është bërë edhe në vitin 2011-2013, ç’ka do të thotë që baza e tatueshme nuk është e njëjtë me atë që ka qenë në vitin 2011 deri në 2013.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020610094070435
array(1) { ["section"]=> string(97) "kuvendi-miraton-ligjin-per-rivleresimin-e-pasurise-se-paluajtshme-qytetaret-kursejne-taksat-47685" }