Kuvendi ndryshon axhendën për të shmangur lirimin e Prengës. Rama: T’i hiqet urgjentisht imuniteti

Publikuar tek: politike, më 12:35 06-09-2015 Kuvendi ndryshon axhendën për të shmangur lirimin e Prengës. Rama: T’i hiqet urgjentisht imuniteti

Kuvendi ka ndryshuar axhendën e tij, pasi seanca që ishte parashikuar të zhvillohej ditën e nesërme në orën 17:00, është afruar për në orën 10:00.

Deputeti Armando Prenga është ndaluar ditën e djeshme nga Policia, ndërsa lirimi i tij duhet të bëhet nesër rreth orës 12:00. Kjo mendohet të jetë aryseja se përse Kuvendi ndryshoi orarin e seancës, ku do të miratohet kërkesa e Prokurorisë së Përgjithsme për arrestimin e deputetit, duke e çuar atë në orën 10:00, dy orë përpara se Prenga të fitojë sërish lirinë.

Gjithashtu, Këshilli i Mandateve i Kuvendit të Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 19:30, ku pritet të vendos për t’i sugjeruar Kuvendit miratimin e kërkesës për arrestimin e deputetit Prenga.

Vetë kryeministri Edi Rama ka konfirmuar heqjen e imunitetit për Prengën, duke theskuar se tolerance do të jetë zero për këdo që shkel ligjin.

“Përshëndes prokurorinë tani të heqim urgjent imunitetin e deputetit që ka punë me drejtësinë! ‪Tolerancë zero për këdoqoftë që shkel ligjin”, shkruan Rama.

Lexo edhe: Zbardhet kërkesa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit, Prenga konsumoi tre vepra penale, kërkon arrestimin e deputetit

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet kërkesa e Prokurorisë drejtuar Kuvendit, Prenga konsumoi tre vepra penale, kërkohet arrestimi i deputetit
Tahiri i përgjigjet akuzave të Zaganit duke sulmuar mediat, akuzon dhe PD-në »
Article Logic
Execution time: 0.019479036331177
array(1) { ["section"]=> string(102) "kuvendi-ndryshon-axhenden-per-te-shmangur-lirimin-e-prenges-rama-t-i-hiqet-urgjentisht-imuniteti-20094" }