Kuvendi/ Peleshi: Janë shpërndarë 2500 pako ushqimore për të përmbyturit

Publikuar tek: politike, më 11:48 05-02-2015 Kuvendi/ Peleshi: Janë shpërndarë 2500 pako ushqimore për të përmbyturit

Pas deklaratës së kreut të grupit Parlamentar të PD, Zëvendëskryeministri Peleshi, tha se Kryeministri Rama, nuk është për të bërë shoë me çizme veshur.

“Rama është pranë banorëve të zonave të përmbytura, ne nuk kemi asnjë jetë të humbur dhe kjo është pozitive “- tha Peleshi.

Ai kërkoi që të mbahet jashtë përbaltjes kjo seancë parlamentare dhe bëri një bilanc të asaj çfarë ka ndodhur në këto ditë përmbytjesh.

Ai tha se në total janë përmbytur 17 mijë ha tokë  dhe 5 mijë ha janë tokat e shtëpive të përmbytura. Peleshi tha se deri tani janë evakuuar 500 familje të cilat më pas edhe janë strehuar nga qeveria. Gjithashtu Peleshi tha se qeveria u ka shpërndarë edhe 2500 pako ushqimore banorëve të prekur nga përmbytjet.

Peleshi tha se Ministria e Punëve të Brendsahme ka vlerësuar informacionin e shërbimeve Metereologjike dhe se janë ngritur menjëherë shtabet e emergjencës duke njoftuar edhe banorët për situatën.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Kuvendi/Nis seanca parlamentare, Paloka: Rama nuk shpall emergjencën se s'do të paguajë
Berisha kritika publike ndaj Bashës: U gabua me parkingjet, Braçe: Ti e Lulzimi yt përfitime »
Article Logic
Execution time: 0.027855157852173
array(1) { ["section"]=> string(75) "kuvendi-peleshi-jane-shperndare-2500-pako-ushqimore-per-te-permbyturit-2396" }