Kuvendi voton arrestimin e deputetit Armando Prenga, 118 “pro”, 1 “kundër”

Publikuar tek: politike, më 10:17 07-09-2015 Kuvendi voton arrestimin e deputetit Armando Prenga, 118 “pro”, 1 “kundër”

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë kanë votuar pro arrestimit të deputetit të Partisë Socialiste Armando Prenga. 118 vota pro, 1 kundër dhe asnjë abstenim, deputetët votuan arrestimin e Prengës. Vota kundër ishte e deputetit të PDIU Omer Mamo, i cili ushpreh më pas se shkak u bë një gabim teknik, pasi qendrimi i tij dhe i PDIU-së është t'i hap rrugë çdo hetimi të prokurorisë.

Vetë deputeti Prenga nuk ishte në sallë dhe kjo u theksua edhe nga kreu i Kuvendit Meta por menjëherë fjalën e ka marrë ish-kryeministri Berisha i cili ka pohuar se në fakt deputeti ishte në sallë, duke treguar me gisht nga karrigia e kryeministrit Rama.

“Deputeti është i pranishëm, ai qëndron në karrigen kryesore dhe quhet Edvin Kristaq Rama. Është ky zotëri që ka futur në këtë Kuvend kriminelët”, tha Berisha.

“Po më thoni çfarë ka më pak udhëheqësi i kanabisit, çfarë ka më pak, Paulin Sterkaj që godet në krye të detyrës deputetin e Partisë Demokratike?.

Çfarë ka më pak ai që i nis avionat bashkë me Mrikën drejt Italisë dhe e ka bërë Shqipërinë në Kolumbi”,  pyeti ish-kryeministri nga vendi.

Menjëherë kërkoi fjalën për replikë deputeti Paulin Sterkaj  i cili me nota revolte tha se ai ia di të gjitha ish kryeministrit. “Me grabitje, me prona, me të gjitha”, tha deputeti i PS.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Avioni i dytë i drogës Shqipëri-Itali, reagon ish-kryeministri: Shqipëria, Kolumbia e Europës
Deputetët e PD në këmbë për Tahirin. Ministri: Më shpjegoni pse i keni falur tokë Dritan Zaganit? »
Article Logic
Execution time: 0.027949810028076
array(1) { ["section"]=> string(74) "kuvendi-voton-arrestimin-e-deputetit-armando-prenga-118-pro-1-kunder-20148" }