KVV publikon raportin e ndërmjetëm: Problematikë përdorimi i fëmijëve në fushatë

Publikuar tek: politike, më 09:28 19-06-2015 KVV publikon raportin e ndërmjetëm: Problematikë përdorimi i fëmijëve në fushatë

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë ka publikuar raportin e tretë të ndërmjetëm për zgjedhjet e 21 Qershorit, ku janë konstatuar mangësitë e këtij procesi zgjedhor. Përfaqësuesit e KVV-së theksuan se edhe pse ishin zgjedhje vendore, protagonist ishn kryetarët e partive. Duke folur për barazinë  në kuatat gjinore për Këshillat bashkiakë , përfaqësuesit e  KVV-së thanë se  ndonëse kjo ishte një iniciativë e mirë,  gratë  kandidate për këshillat bashkiakë nuk arritën të luajnë ndonjë rol në këtë fushatë.

 Në raportin e KVV-së u  nxorrën në pah disa parregullsi të konstatuara si përdorimi i fëmijëve nëpër takime elektorale , pretendimet për blerjen e votave, si dhe  u tha se bvendimarrjet e KQZ kanë qenë inkoherten. Gjithashtu u parashtrua si problematikë edhe mungesa e plotësimit të komizioneve nëpër KZAZ.

KVV-ja sqaroi gjithashtu se nuk do të jetë prezente në procesin e monitoritmit te ditës së votimit dhe procesin e numërimit, por do të monitorojë ankimimet dhe do i kushtojë vëmendje komisioneve zonale në të gjithë vendin. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Nishani: Vota është pushteti juaj!
Dorëhiqet nga gara në ditën e fundit të fushatës Lefter Karajani »
Article Logic
Execution time: 0.022636890411377
array(1) { ["section"]=> string(85) "kvv-publikon-raportin-e-ndermjetem-problematike-perdorimi-i-femijeve-ne-fushate-13992" }