Ky do jetë sheshi i ri në qendër të Kamzës (Foto)

Publikuar tek: politike, më 20:28 01-02-2016 Ky do jetë sheshi i ri në qendër të Kamzës (Foto)

Ndër projektet e Bashkisë Kamëz që do të zbatohen gjatë vitit 2016 është edhe ndërtimi i sheshit të ri në qendër të qytetit, pranë Pallatit të Kulturës, me sipërfaqe 3936 metra katrorë.

Ky është një nga investimet e shumta që janë pjesë e financimeve të buxhetit të bashkisë për vitin 2016. Zbatimi i këtij projekti përbën fazën e parë të ndryshimit të pamjes së qytetit, e cila promovohet në një kohë që Bashkia është në një fazë të zbatimit të shumë projekteve që kanë lidhje me zhvillimin e mëtejshëm të infrastrukturës dhe në funksion të përmirësimit të cilësisë së jetesës së qytetarëve të Kamzës.

Përveç gjelbërimit (që përfshin mbjellje e pemëve dekorative dhe luleve) dhe ndriçimit të bollshëm do të ketë një shatravan,  çezëm uji,  kosha mbeturinash etj.

Për realizmin e këtij projekti kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim edhe institucione dhe personalitete të huaja, si konsulli i Ambasadës Austriake,  Wolfgang Marchardt.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ndocaj i përgjigjet Blushit: Ke menduar shumë natën për Ramën
Rama flet për herë të parë për kongresin: Kam fituar dy palë zgjedhje, Blushi nuk e ka kaluar vijën e kuqe »
Article Logic
Execution time: 0.028542041778564
array(1) { ["section"]=> string(53) "ky-do-jete-sheshi-i-ri-ne-qender-te-kamzes-foto-31503" }