Ky është asbesti zbuluar gjatë punimeve brenda tunelit në hidrocentralin e Moglicës

Publikuar tek: foto-e-dites, më 07:54 12-12-2016 Ky është asbesti zbuluar gjatë punimeve brenda tunelit në hidrocentralin e Moglicës

Prej javësh puntorët e Hidrocentralit në ndërtim, të zonës së Moglicës, përveçse po përballen me arrogancën e firmave nënkontraktore, me papërgjegjshmërinë e shtetit, orareve të tejzgjatura në punë, tashmë u rrezikohet dhe jeta nga materiali toksik i asbestit që gjendet në brendësi të tunelit në ndërtim, nga ku do kalojë lumi Devoll për të mbushur kaskadën.

Sipaz zërave që qarkullojnë, por asgje zyrtare, nga analizat toksikologjike të bëra nga firma nënkontraktore, rezulton se materiali toksik asbest ndodhet në masën 40% në brendësi të shkëmbit. Ashtu siç e shihni dhe në foto fibrat e  materialit toksik, të dyshuar, mund të gjenden shumë leht nga puntorët brenda tunelit. Këto fibra toksike në një të ardhme, kur uji i lumit të kalojë përmes këtij tuneli, do derdhet në lumin Devoll, që përdoret për vaditje dhe shumë banorë të zonës në rrjedhën e këtij lumi, peshkojnë me rrjeta. Peshkimi është kthyer në një mundësi jetese për disa banorë të zonës.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « FOTO E DITËS/ Rikthehen borgjezkat e viteve 30-të
Policia i shkon Berishës në shtëpi për ta shoqëruar, ish-kryeministri largohet dhe drejtohet me shpejtësi për në Komision »
Article Logic
Execution time: 0.020292997360229
array(1) { ["section"]=> string(89) "ky-eshte-asbesti-zbuluar-gjate-punimeve-brenda-tunelit-ne-hidrocentralin-e-moglices-62356" }