Ky është emisioni i ri i Ermal Mamaqit (Video)

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 21:51 02-08-2016 Ky është emisioni i ri i Ermal Mamaqit (Video)

“Një emision me gallata dhe gjëra”, është ky premtimi i Ermal Mamaqit, i cili nga Shtatori nis programin e tij të ri në ekranin e Televizionit Klan.

Qëkur iu bashkua Klan-it, Mamaqi ka qenë tepër i rezervuar për të zbuluar se çfarë po përgatit për shikuesit.

Megjithatë sëfundmi ai sjell këtë video, si për të ngacmuar fantazinë.

Në pamje të parë një klip provokues, në të shfaqet një vajzë e cila shijon diellin, por “ëndrra” ndërpritet në mes, kur në video del vetë Mamaqi, i maskuar me paruke.

Krah vajzës, ai zbulon se në fakt videoja është një “grimcë” nga programi që do të shfaqet në Shtator.

Për çfarë mund të bëhet fjalë vallë?

Që nuk do të mungojnë gallatat, kjo as që diskutohet. Megjithatë, përmbajtja e emisionit do të vijojë të mbetet mister.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.074776887893677
array(1) { ["section"]=> string(50) "ky-eshte-emisioni-i-ri-i-ermal-mamaqit-video-48553" }