Ky është i riu më i mirë i vitit 2015

Publikuar tek: kulture-art, më 20:40 09-12-2015 Ky është i riu më i mirë i vitit 2015 Erindi Bejko

Erindi Bejko është përzgjedhur si i riu më i mirë i vitit 2015. I riu nga Pogradeci u përzgjodh si më i miri mes 23 të nominuarëve për këtë cmim ,në bazë të një konkursi të realizuar nga Qendra per Mbrojtjen e te drejtave të fëmijëve ne Shqipëri (CRCA ALBANIA).

Nga data 1 Dhjetor 2015 deri në datën 6 Dhjetor 2015, të rinjtë e të rejat dhe publiku i gjerë nga e gjithë Shqipëria votuan online për 23 të rinjtë e përzgjedhur, renditja e të cilëve u bë në bazë të numrit të votave që kishin marrë online.

Dhe në të gjithë këtë konkurs fitues doli Erindi Bejko nga Pogradeci, raporton me krenari Pogradeci News. Bejko fitoi me 817 vota të cilat iu dhanë atij nga të rinjtë me votimin online. Erindi ka mbaruar Studimet për Shkenca politike,si edhe Juridik,ai është Kandidat per Doktor Shkencash. Bejko ka punuar si Drejtor kabineti në Shërbimin Kombëtar të Punësimit dhe aktualisht mban postin e Drejtorit të planifikimit ne Bashkine e Tiranës.

Nisma “50 të Rinjtë e Vitit 2015” synonte që të rinjtë të identifikonin, rendisnin dhe vlerësonin publikisht të rinj e të reja nga e gjithë Shqipëria që përgjatë vitit 2015 kanë sjellë një ndryshim të matshëm në shoqërinë dhe komunitetet ku ata jetojnë, në shkollat dhe universitetet ku ata studiojnë apo vendin e punës ku kontribuojnë. Përmes kësaj thirrje u ftuan të gjithë partnerët dhe individët e interesuar që të nominonin me propozimet e tyre të rinj që kanë dhënë kontributin e tyre në fusha si: Sociale, Ligjet, Ekonomia, Politika, Arti, Letërsia.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Biseda mes miqsh - “Burrash, mos prano restaurimin e bunkerit”, Shkreli: Është “Porta e Ferrit”
‘’Tek ty profesor pashë njeriun e vlerave njerëzore’’, nxënësja dedikim aktorit të madh Birçe Haskos »
Article Logic
Execution time: 0.022632122039795
array(1) { ["section"]=> string(43) "ky-eshte-i-riu-me-i-mire-i-vitit-2015-27373" }