Ky është koncepti arkitekturor fitues për parkun e Manhatanit (Foto)

Publikuar tek: bota, më 21:34 25-03-2016 Ky është koncepti arkitekturor fitues për parkun e Manhatanit (Foto)

Më shumë se 500 projekte për ndërtesat gjigande janë pranuar në konkursin e përvitshëm Evolo, por fituesi i këtij viti nuk duket të ketë shumë lidhje me pallate gjigande.

Çmimin e parë e ka fituar dyshja e arkitektëve Yitan Sun dhe Jianshi Wu me konceptin e tyre të titulluar “New York Horizon”, një shartim mes Grand Canyon dhe "The Hunger Games."

Projekti është një park gjigand në vendin ku sot ndodhet Parku Qëndror i Manhatanit, por 300 metra i thellë dhe 4 kilometra i gjatë. Parku është i rrethuar me panele gjigande prej qelqi që pasqyrojnë peisazhin natyror dhe qytetin rreth tij.

wefwewefwefxfv454.jpg

Arkitektët e imagjinojnë konceptin e parkut si një kontrast i fortë me ndërtimet e tmerrshme që e rrethojnë e nëse do të ndërtohej, njujorkezët do kishin mundësinë të eksploronin liqenet, malet dhe kodrat mes gjelbërimit dhe shkëmbinjve.

Klikoni për të parë fotot me rezolucion të plotë:

{gallery}serfg4ef34f34f{/gallery}

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.016191959381104
array(1) { ["section"]=> string(72) "ky-eshte-koncepti-arkitekturor-fitues-per-parkun-e-manhatanit-foto-36020" }