Ky është minerali që do t’ju ndihmojë të ulni peshën e të mbani trupin në formën që doni (Duhet ta konsumoni për 18-21 ditë)

Publikuar tek: blogu-i-blerines, më 15:05 02-02-2019 Ky është minerali që do t’ju ndihmojë të ulni peshën e të mbani trupin në formën që doni (Duhet ta konsumoni për 18-21 ditë) Blerina e Florescenter

Blogu i Blerinës në newsbomb.al

 

Sot kam vendosur të flasim për magnezium, rëndësinë e tij, jo vetëm për organizmin tonë por edhe në “luftën” me peshën. Po po, kështu sic e lexuam, magneziumi ndihmon të ulim peshën dhe të mbajmë atë të dëshiruarën.  

Magneziumi për trupin tonë!

Magnezi është minerali më i rëndësishëm në trupin e njeriut, i cili e ndihmon atë të funksionojë në mënyrë të rregullt. Prania e tij tek organizmi ynë, është shumë i domosdoshëm për funksione të tilla si ; prodhimi i energjisë, stabilizues i sheqerit në gjak dhe i shumë reaksioneve kimike në trup.  Falë magnezit në trupin tonë prodhohen impulse nervore, kontraktohen muskujt, dhe ritmi i zemrës është normal.  Zemra, veshkat dhe muskujt kanë nevojë për magnesim që të kryejne sic duhet funksionet e tyre.  Ky mineral bën të mundur gjithashtu edhe rritjen e densitetit të kockave dhe dhëmbëve. Mes gjithë këtyre të mirave jetësore, magnezi ka edhe një rol shumë thelbësor përsa i përket nje teme jo pak të ndjeshme për ne femrat; atë të dobsimit.

Si të dobsohemi me magnez!

Që të sqarohemi që në fillim; nuk do të dobsohemi me katër tabletat e para të magnezit që do të kosnumojmë sapo të lexojmë këtë shkrim. Sigurisht që vlen të përmendim faktin, që duke qenë se ky mineral përthith dhe stabilizon nivelin e glukozës në gjak, automatikisht do të themi që ai është një ndihmues shumë i mirë për të gjithe trupat që i kanë këmbët e fryra (mbajtja hidrike). Për këtë arësye shumë studiues ua rekomandojnë përdorimin e tyre femrave gjate ditëve të ciklit që pësojnë një fryrje dhe rritje trupore 1-4 kilogramë. Dhe gjithashtu përdorimi i tij është jashtëzakonisht i rekomanduar për këmbë që fryhen, rëndohen dhe zgjerohen nga mëngjesi në darkë. Dhe që ngjajnë në shume raste me “trungje ”, pa forma dhe të njëjta nga fillimi në fund.

Si ta përdorim për dobsim magenzin!

Magnezi gjendet tek shumë ushqime të shëndetshme. Atë e gjejmë tek frutat dhe perimet, tek kuinoa, fasulet, drithrat integral, kosi dhe peshku. Të gjitha këto ushqime futen në listën e ushqimeve që secili prej nesh duhet ti konsumojë në përditshmërinë e tij. Shto këtu edhe praninë e magnezit, ato bëhen edhe disa herë më të fuqishme në vlerat që përmbajnë. Që magnezi të na ndihmojë në reduktimin e peshës do të na duhet të konsumojmë 400 mg magnez në ditë për një periudhe 18-21 ditore./ Blerina e Florescenter

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.026561975479126
array(1) { ["section"]=> string(129) "ky-eshte-minerali-qe-do-t-ju-ndihmoje-te-ulni-peshen-e-te-mbani-trupin-ne-formen-qe-doni-duhet-ta-konsumoni-per-18-21-dite-151296" }