Ky është slogani që Ndocaj do të përdorë gjatë fushatës për kreun e PS

Publikuar tek: politike, më 17:45 02-02-2016 Ky është slogani që Ndocaj do të përdorë gjatë fushatës për kreun e PS

Pavarësisht paralajmërimeve të vetë kryeministrit Edi Rama se në kongresin e 19 marsit nuk do të ketë garë për kreun e Partisë Socialiste, Eduart Ndocaj nuk ka ndërmend të tërhiqet.

Pasi publikoi 10 pikat kryesore të platformës së tij, Ndocaj ka bërë të ditur edhe sloganin me të cilin do të përfaqësohet.

“Me socialistët e theshtë, për Shqipërinë europiane”, është ky slogani i përzgjedhur nga deputeti ‘kaubojs’.

12651154_1523563541271196_2436923964794048896_n.jpg

Postimi i Ndocajt:

Njoftim për socialistët e thjeshtë në rrethe e qarqe!

Tashmë, Deputeti Ndocaj ka vendosur të garojë për Kreun e Partisë Socialiste.

Kandidimi i tij është një çështje serioze me një platformë konkrete!

Z. Ndocaj ka zgjedhur si slogan: “Me socialistët e thjeshtë. Për Shqipërinë europiane”.

Ky slogan ka dy gjëra të rëndësishëm: Socialistët e thjeshtë, që përbëjnë zemrën e Partisë dhe që janë lënë në harresë dhe dëshirën e kahershme për të bërë “Shqipërinë si Europa”.

Z. Ndocaj është i gatshëm të takohet me socialistët e thjeshtë në rrethe dhe të ndajë me të mendimet, opinionet dhe platformën e tij për Partinë Socialiste!

Na kontaktoni dhe ne jemi të gatshëm të vijmë e tu takojmë ku të jeni!

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Panariti inspekton përfundimin e punimeve për rehabilitimin e digës në Lushnje
Rrëfimi i ish-Presidentit Topi: Pse u prisha me Berishën pas 21 Janarit »
Article Logic
Execution time: 0.021111965179443
array(1) { ["section"]=> string(76) "ky-eshte-slogani-qe-ndocaj-do-te-perdore-gjate-fushates-per-kreun-e-ps-31574" }