Ky formular që iu kanë lënë në derën e shtëpisë do përdoret nga qeveria për një taksë të re

Publikuar tek: ekonomi, më 14:06 02-03-2017 Ky formular që iu kanë lënë në derën e shtëpisë do përdoret nga qeveria për një taksë të re

Adresari, që Ministria e Brendshme është duke azhurnuar në bashkëpunim me Operatorin e Shpërndarjes, do të prodhojë të dhënat mbi sipërfaqet e banesave në të gjithë vendin, të cilat më pas Ministria e Financave do t’i përdorë për qëllime taksimi, ku me formulën e re të pritshme, taksa mbi pronën do paguhet mbi vlerën e tregut dhe jo me kuotë fikse.

Sipas Monitor, Ministria e Financave ka nënshkruar për këtë qëllim një memorandum me OSHEE për ndarjen e bazës së të dhënave. “Censusi” i OSHEE-së dhe Ministrisë së Brendshme për adresarin e ri të apartamenteve është duke u aplikuar. Është duke u plotësuar një formular nga zotëruesit e apartamenteve në të gjithë vendin.

Aii ka për qëllim të evidentojë të dhënat në lidhje me vendndodhjen e objektit, të dhënat për kryefamiljarin, të dhëna për NIPT—in nëse ka biznes. Gjithashtu formulari kërkon të plotësohen të dhënat në lidhje me sipërfaqen e banesës dhe pronarin real të objektit.

Këto të dhëna pasi të grumbullohen nga kompanitë që ndodhen në terren do të përdoren nga qeveria edhe për qëllim të kadastrës fiskale që synon të vërë një tatim mbi pronën në bazë të vlerës së tregut dhe jo në kuotë fikse siç aplikohet tani.

Duke qenë se fondi i banesave në të gjithë vendin është gati 60 për qind pa hipotekë sipas të dhënave të censusit të 2011, ky regjistër i ri në lidhje me sipërfaqet e banimit do të ndihmojë qeverinë të taksojë edhe banesat pa hipotekë.

Do të pilotohen taksimi i pasurisë sipas kësaj formule në qytetet e Tiranës, Durrësit, Korçës, Fierit dhe më pas projekti do të shtrohet në të gjithë Shqipërinë

Më tej Ministri e Financave ka pohuar se taksa e re pronës do të vilet nëpërmjet faturave të energjisë. Ligji i ri i tatimit mbi pronën do të shkojë në parlament gjatë muajit shtator.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0072429180145264
array(1) { ["section"]=> string(97) "ky-formular-qe-iu-kane-lene-ne-deren-e-shtepise-do-perdoret-nga-qeveria-per-nje-takse-te-re-70502" }