Ky parlament më mirë të shpërndahet. Edhe pastrohet, edhe freskohet!

Publikuar tek: analiza-komente, më 19:36 15-09-2015 Ky parlament më mirë të shpërndahet. Edhe pastrohet, edhe freskohet!

Nga Nikoll Lesi

Qëkur u morën vesh emrat e deputetëve të parlamentit më 23 qershor 2013, shumica e njerëzve në këtë vend patën një stepje, ndërsa në qarqet mediatike dhe shoqërisë civile u tha se “ky është parlamenti më i dobët, e më kriminal në historinë e Shqipërisë”. Asokohe, në shtator 2013, kur ende nuk kisha rimarrë gazetën “Koha Jonë” nga ish-bashkëortaku im Aleksandër Frangaj, botova një artikull në një të përditshme. Ndër të tjera shkruaja se ky është parlamenti më i turpshëm që ka patur Shqipëria dhe se kryeparlamentari Meta duhet të lëshoj një urdhër që të kontrollohen mirë për armë në sallën e Kuvendit këta soji deputetësh, të cilët tashmë përfaqësojnë popullin (!), sepse ditën vijnë me kollare e natën vendosin maskat për të grabitur. Natyrisht, jo të gjithë deputetët, por një pjesë jo e vogël merret me aktivitete kriminale e jo ligjore ,siç tashmë të huajt  e populli  i njeh mirë.

Ndodh që krimi e banditët edhe të mund të kompremtojnë politikanë apo qeveritarë, por që të vijnë vetë banditët si deputetë kjo është e pa imagjinueshme në një demokraci europiane ku synojmë të arrijmë, jo vetëm si kulturë, por edhe si anëtarësi.

Tashmë ka filluar, pas ndërhyrjes së vendosur të ambasadorit amerikan Lu dhe me sa duket edhe të kancelares gjermane Merkel, që të largohen këta deputetë apo administratorë të pushtetit që vijnë nga bota e nëndheshme e krimit të organizuar. Por kjo nuk besoj të shkoj deri në fund, për shkak se siç është zakoni shqiptar i politikës, do të djegin dy ose tre veta e do të thonë se “i hoqëm”. Ndërkohë që kjo politikë kriminalizuese është në gen, si majtas edhe djathtas. Të dy frontet politike janë ushqyer nga të fortët e nga krimi. Ka një zgjidhje, nëse duan me të vërtetë dekriminalizimin: të shkrihet ky parlament dhe të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Më pas, të bëjnë lista të reja deputetësh që nuk kanë lidhje me botën e krimit si dhe testohen partitë pas kësaj situate kaosi parlamentar ku një ndër tre deputetë del me lidhje kriminale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028515100479126
array(1) { ["section"]=> string(71) "ky-parlament-me-mire-te-shperndahet-edhe-pastrohet-edhe-freskohet-20858" }